Futboll Premier League Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Cardiff mund ta anulojë pagesën pas humbjes së futbollistit (FOTO)

Klubi nga Premier Liga janë duke konsideruar opsione të tjera pas zhdukjes së sulmuesit, përderisa skuadra nga Ligue 1 ka kërkuar pagesën për lojtarin
Përderisa familja e Emiliano Salas ka vazhduar të kërkojë fonde duke kontraktuar një kompani private për ta rikërkuar sulmuesin 28 vjeçar, i cili humbi të hënën e kaluar kur avioni me të cilin ai ishte duke udhëtuar humbi në Kanalin Anglez për shkak të kohës së keq, por tani në pahë ka dalë një problem tjetër, paratë për transferin e tij.

Sala ishte duke udhëtuar nga Nantes në Cardiff pasi që i ishte bashkuar kanarinave për një shifër rekord prej 15 milionë funtesh dhe zhdukja e tij bashkë me pilotin Dave Ibbotson kishte bërë që policia ta kërkonte atë për disa ditë.

Megjithatë, kërkimet për Sala dhe Ibbotson janë pezulluar pas tri ditë kërkimesh me autoritetet që kanë theksuar se nuk ka mundësi mbijetesë pas tri ditëve të këtij kërkimi.

Familja e Sala vazhdimisht janë duke kërkuar para për të financuar kërkimin e djalit të tyre me anë të një kompanie, kurse kanë arritur në 300 000 euro këtë të dielë.

 

Presidenti i Nantes është fokusuar në kërkimin e Sala

Prapa skenave, dy klubet janë involvuar në pasoja financiare pas kësaj tragjedie ku ka filluar një betejë së kush i ka borxh kujt. Sipas raporteve në Britani, Cardiff ka vendosur që të anulojë pagesën e parë për Nantes që ishte gjashtë milionë euro, përderisa klubi nga Premier Liga është duke marrë në konsideratë një padi ligjore për shkak të neglizhencës së klubit francez.

Ndërkohë, Bordeaux ka kërkuar pagesën për pjesën e saj për këtë transfer, shkruajnë mediat lokale atje. Skuadra e Ligue 1, do të merrte gjysmën e shumës së këtij transferi pasi që Sala ishte transferuar në Nantes nga kjo skuadër më 2015, kurse media Presse Ocean, një gazetë ditore në këtë qytet, ka raportuar që Bordeaux ka kërkuar pjesën e saj në pagesën gjashtë milionë funte nga Cardiff.

Presidenti i Nantes, Ëaldemar Kita, i cili ka bërë një donacion 6000 euro për fondin e familjes së Sala, ka thënë se ai dhe klubi janë të fokusuar më shumë në kërkimet për ta gjetur Sala dhe Ibbotson. “Nuk dua të flas për para përderisa kjo situatë dramatike është duke vazhduar”, tha ai. “Në këtë momentm ne nuk jemi duke shikuar për këto gjëra. Do të shohim më vonë”.

Situata ligjore pas zhdukjes së SAla përfshin atë se a është nënshkruar kontrata nga të tria palët, ka thënë eksperti ligjor për sporte, Thierry Granturco.

“Që kontrata të konsiderohet valide, transferi duhet që të regjistrohet në sistemin e transfereve sipas FIFA-së”, ka thënë ai.

 

 

Related posts

“MERKATOJA E ÇMENDUR DREJT…”/ 5 prioritetet e Barcelonës nga porta në sulm

Delo.autor

RUSI 2018/ Flet shpëtimtari i Messi-t: Golin ia dedikoi atyre…

Sadik.Autor

9 humbje radhazi për Udinesen, Oddo rrezikon shkarkimin

Sadik.Autor

Leave a Comment