Futboll Seria A Sport

ANKTH PËR YLLIN “ZIKALTËR”/ Icardit: Nëse më prekin fëmijët unë…

Nuk ka qenë një javë aspak e lehtë për Mauro Icardin dhe Wanda Naran. Ai ka humbur gradat e kapitenit dhe ka përfunduar jashtë ekipit. Ajo, bashkëshortja-menaxhere, është kritikuar ashpër për deklaratat e bëra në tv dhe rrjetet sociale, në të cilat ka përfshirë klubin (çështja e rinovimit të kontratës) dhe lojtarët zikaltër (fajtor se nuk e mbështesin në mënyrën e duhur  Icardi-n).

Situata është përkeqësuar pas episodit të frikshëm të verifikuar mëngjesin e së shtunës. Makina e Wanda-s, në të cilën ndodheshin edhe fëmijët e saj, është goditur me gur. Ajo është frikësuar dhe ka patur dyshime se po ndiqej nga dy makina të tjera, por ka ruajtur qetësinë për hir të fëmijëve. Është ndalur, ka qetësuar të vegjlit dhe më pas ka vazhduar rrugën.

Mauro Icardi ka qenë në qendrën sportive të Inter-it në momentin e sulmit ndaj Wanda-s. Sipas “La Repubblica”, argjentinasi është tronditur nga lajmi dhe ka thënë: “Nuk është e mundur, nëse më prekin fëmijët unë… vras veten”. Një ankth i kuptueshëm për yllin e zikaltërve, i cili është qetësuar pasi ka mësuar se askush nuk ishte dëmtuar.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Ukrainasi refuzon Kukësin, ja paga e majme që kërkoi sulmuesi 24-vjeçar…

Delo.autor

XHAKA PRANË LARGIMIT NGA ARSENAL/ Mesfushori shqiptar drejt kalimit në Serie A tek klubi i madh…

Delo.autor

NGA HALAAND TEK LAUTARO MARTINEZ/ 10 futbollistët e rinj që pritet ta “dominojnë” tregun e transferimeve gjatë verës

Delo.autor

Leave a Comment