Champions League Futboll Sport

ATLETICO MADRID-JUVENTUS/ “Liga e Kampionëve”: Dybala dhe Ronaldo titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE

Atletico Madridi është nikoqir i Juventusit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes këtyre dy skuadrave në Ligën e Kampionëve, e cila nis sonte në orën 21:00.

Paulo Dybala është titullar për vizitorët nga Torino përkundër pikëpyetjeve se a mund të luajë ai përkrah Cristiano Ronaldos.

Dybala dhe Ronaldo shënuan në ditoren e Juventusit 3:0 kundër Frosinones në Serie A.

Ndërkohë, te Atletico rikthehet mesfushori Koke për herë të parë që prej lëndimit që e pësoi më 19 janar.

Diego Simeone ka vendosur të luajë me Antoine Griezmann dhe Diego Costan në sulm, duke e lënë Alvaro Moratën në stol.

Ndeshja e kthimit në Torino do të zhvillohet pas tri javësh.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Atletico Madrid: Atletico Madrid: Oblak; Juanfran, Gimenez, Godin, Filipe Luis; Saul Niguez, Thomas, Rodri, Koke; Costa, Griezmann

Juventus: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Mandzukic, Ronaldo

Related posts

“LE TË BËJMË NJË TOST FRANCEZ”/ Mediat angleze me tituj pikantë, ndezin sfidën kundër “gjelave” (FOTO)

F.autor

“TELENOVELA”/ Osmani i shprehu besnikëri Shehit dhe përfundoi me… Shkëmbin

Isa.Autor

BARAZIM MES TENSIONESH/ Flamurtari ndanë pikët me “gjirokastritët”

Delo.autor

Leave a Comment