Futboll Seria A Sport

BARAZIM DRAMATIK NË FIRENCE/ VAR sërish protagonist, Interit i ikën fitorja në ’97

Inter ka barazuar 3-3 ndaj Fiorentina-s duke  pësuar në fund nga një penallti tepër e dyshimtë.

Me këtë rezultat, zikaltrit ruajnë vendin e tretë dhe shkojnë në kuotën e 47 pikëve, dy më shumë se Milan që ndodhet në vend të katërt.

Ndeshja nisi me vrull të madh. Fiorentina gjen golin e avantazhit që në minutën e parë të ndeshjes pasi topi i goditur nga Simeone devijohet nga De Vrij përpara se të përfundojë në rrjetë.

Megjithatë, Inter reagon menjëherë me golin e Vecinio-s pesë minuta më pas, përpara se Politano të kalonte miqtë në avantazh pesë minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Ishte një gol fantastik nga italiani. Pas pushimit Fiorentina pëson një tjetër goditje pas golit të Ivan Perisic në minutën e 52’ nga pika e bardhë e penalltisë.

Vendasit nuk dorëzohen për asnjë moment dhe insistojnë gjatë gjithë kohës për golin që do t’i rifuste në lojë.

Në minutën e 74’ erdhi goli fantastik i Luis Muriel nga goditja e dënimit. Në minutën e fundit të takimit, arbitri akordon një penallti në favor të Fiorentina-s dhe pas disa minutave protesta dhe ndërhyrje të VAR, ishte Veretout ai që barazoi rezultatin.

Related posts

JO VETËM TROFE/ Tirana dhe Teuta luftojnë për milionat e Kupës

Delo.autor

E PABESUESHME/ Adnan Januzaj thumbon Shaqirin dhe Xhakën për festimet e tyre

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Juventus gati 45 milionë euro për mesfushorin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment