Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA AKOMA E HAPUR/ James kërcënon rivalët: Janë nën presion dhe akoma…

Pesë pikë diferencë në renditje, Bundesliga është akoma e hapur. Me fitoren 3-1 të marrë kundër Schalke-s, Bayern Munich ka ngushtuar ndjeshëm diferencat me kryesuesen, që tashmë duket se ka filluar të ndiejë presionin.

Fantazisti i bavarezëve, James Rodriguez, pavarësisht zërave të shumta të merkatos, ka dëshirë ta mbyllë në mënyrën e duhur këtë sezon dhe beson te titulli.

Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Bundesliga-s, ai ka thënë: “E dinë se nuk mund të humbasin më pikë, sepse akoma nuk kanë luajtur në fushën tone, për këtë arsye janë nën presion edhe ata”.

“Ne jemi gjithmonë nën presion, jemi mësuar. Mendoj se ne do të vazhdojmë të luajmë mirë dhe se gjithë presioni do të jetë te Dortmund”.

Related posts

RUSI 2018/ Japoni-Poloni, aziatikët kanë tre rezultate në dispozicion

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Inter transferohet klubi i Serie A… (FOTO)

Delo.autor

Odegaardi i Realit shënon gol të çmendur në Holandë

Q.Autor

Leave a Comment