Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ “Los Blancos” mposht Ajaxin mes polemikash, Tottenhami “leksion” Dortmundit

Dy sfidat e mbrëmjes së sotme, u mbyllën me rezultate mjaft interesante. Reali i Madridit, fitoi në minutat e fundit, takimin në transfertë ndaj Ajaksit, me shifrat 1-2. Vendasit gjetën golin të parët, me Taliafikon në pjesën e parë, por arbitri Skomina anuloi gjithçka pasi pa VAR-in, për një pozicion jashtë loje.

Më pas, në të dytën, ishte Benzema që zhbllokoi shifrat në minutën e 60-të, por Zieç u kundërpërgjigj me një kundërsulm të bukur të Ajaksit, në minutën e 75-të. Teksa takimi po shkonte drejt barazimit, për golin e dytë të Realit mendoi Asenio. Gjithsesi, edhe me këtë rezultat, shanset për Ajaksin ekzistojnë edhe në ndeshjen e kthimit.

Në sfidën tjetër, Totenhemi arriti një fitore të madhe ndaj Dortmundit, teksa e mposhti me shifrat 3-0. Edhe pse me mungesat e Dele Ali dhe Herri Kejn, “gjelat” shënuan plot 3 gola në pjesën e dytë.

Fillimisht me koreanin Son, sapo nisën 45 minutat e dyta, dhe më pas, teksa loja po shkonte drejt fundit, gjeti rrugën e rrjetës edhe dy herë në minutat 83 dhe 86, me Vertonghen dhe Jorenten, duke hedhur kështu një hap të sigurt drejt turit tjetër.

Related posts

Partizani nis përgatitjet me probleme, golashënuesi lë stërvitjen në mes

Sadik.Autor

“PATATJA E NXEHTË” TEK MILAN/ Me ardhjen e Rangnick mund të largohet Ibra, ja arsyeja

Delo.autor

“MERKATOJA E MILAN-IT ËSHTË MBYLLUR”/ Drejtori sportiv Masara: Luftuam shumë për të marrë mbrojtësin…

Delo.autor

Leave a Comment