Futboll Seria A Sport

DËMI I SULMUESIT ARGJENTINAS/ Marotta: I bëra një premtim Wandas, që të…

Heqja e shiritit të kapitenit në dëm të Mauro Icardi, dëmtimi i sulmuesit argjentinas dhe sinjalet në rrjetet sociale të përfaqësuesve të futbollistit. Vetëm pak momente para sfidës së Interit ndaj Sampdorias, administratori i deleguar i klubit zikaltër për çështjet sportive, Beppe Marotta ka folur për “Sky Sport” duke zbardhur të ardhmen e argjentinasit.

“Pjesë e rolit të kapitenit është edhe që të njihet si lider, sepse shiriti ka shumë substancë. Kjo situatë duhet të rindërtohet. Edhe klubi duhet të jetë present dhe bashkë duhet të eliminojmë ato skoriet që u verifikuan kohët e fundit”, deklaroi Marotta.

“Një rol të rëndësishëm në gjithë këtë situatë ka patur trajneri Spalletti, një administrator shumë i mirë i dhomës së zhveshjes. Nuk u fol kurrë për përjashtim nga grupi. Është një futbollist i rëndësishëm për Inter-in. Është një rrugëtim rritje që të gjithë duhet të ndërmarrim”, vijoi drejtuesi bardhezi.

“Kam lexuar shumë gjëra, por kontrata nuk hyn fare në këtë mes. Negociatat do të zhvillohen sipas përcaktimeve, do të prezantojmë ofertën tonë. Duhen edhe dy vite e gjysmë deri në skadimin e kontratës, por ne nuk duam të shkojë në atë mënyrë. Sikurse me të gjithë, do të ulemi dhe do të vlerësojmë se çfarë tip propozimi të bëjmë”, u shpreh Marotta.

“Gjëja tjetër është një situatë ndryshe, hyn në dinamikat e grupit. I bëra një premtim Wanda-s, që të bënim ne një propozim për rinovimin dhe do ta bëjmë në harkun e disa javëve. Kur u pamë, vetëm një herë, është një premtim që kam bërë. Do ta mbajmë premtimin. Janë dy gjërat të ndara që nuk ndikojnë te njëra tjetra”, deklaroi ndër të tjera administratori i deleguar i Inter, Beppe Marotta.

Related posts

MESSI ZGJIDHET GOLASHËNUESI I SEZONIT NË LA LIGA/ Fiton trofeun Pichichi për herë të shtatë në karrierë

Delo.autor

RRËFEN PRAPASKENËN/ “Fenomeni” zbulon futbollistin, të cilit ia pastronte këpucët pas stërvitjes

Delo.autor

Injorimi që Ritchie i bën Aubameyang po bën xhiron e botës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment