Futboll Seria A Sport

DRITË JESHILE TEK JUVENTUSI/ “Muri” mbrojtës do të rikthehet për të arritur…

Nuk është një periudhë e lehtë për Juventusin që, pas eliminimit në Kupën e Italisë, barazoi edhe në kampionat me Parmën, duke u ngushëlluar me distancën e krijuar më parë nga Napoli në renditje. Sidoqoftë, gjëja që shqetëson më shumë në shtëpinë bardhezi është Liga e Kampionëve, e cila ndërthuret në një moment jo të mirë për Allegrin dhe të tijtë.

Golat e pësuar kundër Atalantës dhe Parmës kanë treguar mbi të gjitha një gjë: ky Juventus nuk mund të bëjë pa çiftin Chiellini-Bonucci në mbrojtje. Sidomos në një përplasje të dyfishtë si ajo kundër Atletico Madridit, Massimiliano Allegri do të duhet të mbështetet në “murin” e tij mbrojtës për të arritur në çerekfinale.

Dhe, siç raportohet nga e përditshmja italiane, ka shenja pozitive në këtë drejtim. Giorgio Chiellini është pothuajse i sigurt për një vend titullari në ndeshjen e parë të Champions-it kundër Atletico Madridit. Gjithashtu, edhe Leonardo Bonucci po shkon drejt riaftësimit, megjithëse me më pak optimizëm.

Këto mungesa do të ndihen edhe njëherë në kampionat, sigurisht në sfidën e ardhshme kundër Sassuolo, por ndoshta edhe në përplasjen me Frosinone, para Champions-it, në mënyrë që të shmangen të gjitha rreziqet për dy mbrojtësit qendrorë.

As kthimi i Barzagli nuk duhet të nënvlerësohet, për shembull, pavarësisht se nuk luajti dot edhe kundër Parmës. Kthimi i ekspertit mbrojtës italian është planifikuar për në fund të shkurtit. Pastaj, tridenti BBC, përtej lëndimeve të mëtejshme, do të jetë së bashku në funksion.

Ndërkohë, dëmtimet e pësuara të shtunën mbrëma nga Bernardeschi dhe Douglas Costa janë vlerësuar në “Continassa”. Italiani ka pësuar një goditje në brinjë, por jo thyerje. Dhimbja e lojtarit është minimizuar, por vetëm në orët e ardhshme do të kuptohet nëse do të jetë në dispozicion kundër Sassuolos, apo jo.

Për brazilianin është diçka më serioze, sepse ka marrë një goditje në “quadriceps”, e cila e lë atë rreth 10 ditë larg fushave.

Related posts

“BOMBA” NË GJERMANI/ Neuer ishte në një lidhje homoseksuale me trajnerin e portierëve?

F.autor

KUJTON NATËN E MAKTHIT ME FANELLËN E MILAN/ Ish-sulmuesi Tomasson: Nuk e kam parë më ndeshjen Champions ndaj…

Delo.autor

“MURI”/ Mund ta marrin me parametra zero, BARÇA ka në “radar” futbollistin e Man City

Isa.Autor

Leave a Comment