Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E TRAJNERIT NË UDHËKRYQ/ Antonio Rudiger: Lojtarët janë të lodhur mendërisht nga…

Antonio Rudiger pretendon se Chelsea nuk ka liderë. The Blues , pas shkatërrimit 6-0 që pësuan nga Man City, u rikthyen te fitorja duke mposhtur Malmo, por pësuan një tjetër disfatë të rëndë ndaj Man United në FA Cup të hënën.

Rezultatet e dobëta të javëve të fundit kanë bërë që Maurizio Sarri të jetë shumë pranë shkarkimit dhe Rudiger thotë se problemi qëndron se nuk ka autoritet në fushë.

“Është e vështirë të zëvendësosh lojtarë si John Terry, i cili ishte kapiten dhe lider. Është e vështirë.

“Megjithatë, duhet të mundohemi më shumë për t’u kthyer në liderët e rinj të skuadrës.

“Gjithçka varet nga rezultatet, kur ato ishin të mira, nuk përmendej fjala lider.”

Rudiger pranon se lojtarët janë të lodhur mendërisht nga taktikat e famshme të Sarri-t që ndryshe quhen “Sarri-ball”.

“Është e njëjta gjë kur je në shkollë dhe gjatë gjithë kohës dëgjon mësuesin. Patjetër, ndonjëherë kthehet në çështje mendore, por në fund të ditës secili duhet të bëjë punën e tij.

“Ndeshja ndaj Malmo-s nuk ka përfunduar akoma. Asgjë nuk është vendosur. Megjithatë, po presim me padurim finalen e kupës, duhet të fitojmë vetëbesim duke bërë një paraqitje të mirë dhe të marrim fitoren.”

Related posts

COPPA ITALIA/ Pas një asist nga Theo Hernandez, Giroud ndëshkon Lazion (VIDEO)

Delo.autor

Nesër do të prezantohet sulmuesi i ri i Napolit

Sadik.Autor

Allegri i përgjigjet Sarrit: Napoli është një klub i madh, titulli vendoset në 20 maj

Q.Autor

Leave a Comment