Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E YLLIT BRAZILIAN/ Barcelona del hapur: Nëse ka oferta të mira, jemi gati ta…

I lënë shpesh në stol këtë sezon, Barcelona ka vendosur të mos hezitojë më në rast se për sulmuesin brazilian Philippe Coutinho do të vijë një ofertë e mirë verën e ardhshme. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca” ekipi katalanas mund të heqë dorë nga sulmuesi 28-vjeçar, në rast se në adresë të tij do të vijë një ofertë e kënaqshme financiare.

Edhe pse Coutinho erdhi me bujë të madh një vit më parë nga Liverpool, ende nuk ka arritur të bëjë për vete të gjithë në “Camp Nou”. Ndaj, këtë sezon është lënë shpesh në stol nga trajneri Ernesto Valverde dhe gjasat janë që në merkaton e verës të rikthehet andej nga erdhi, në Premier League.

Janë të shumta ekipet angleze që janë interesuar për Coutinho, që janë gati t’i ofrojnë një vend si titullar, ekipe si Manchester United, Chelsea, Tottenham apo edhe vetë Liverpool që e shiti. Por Barcelona nuk ka ndërmend ta lëshojë kaq kollaj sulmuesin, ndaj do të dëgjojë të gjitha ofertat para se të vendosë përfundimisht se çfarë do të bëjë me brazilianin.

Ekipi “blaugrana” mund të vendosë ta japë lojtarin në shkëmbim të ndonjë ylli tjetër, duke tentuar të sjellë në La Liga një tjetër kampion të madh. Githsesi, Barcelona pretendon që blerësi të paguajë rreth 100 milionë euro, shumë të cilën katalanasit paguan për ta sjellë në La Liga.

Related posts

DERBI VAZHDON ME POLEMIKA/ Olsi Rama: Mungoi një penallti në fushë, por edhe…

Delo.autor

PËRFITONTE NGA NGJASHMËRIA ME PIRLON/ 48-vjeçari mashtronte pronarët e dyqaneve

Delo.autor

Dridhet “Allianz Arena”, Marco Asensio shënon golin e dytë për Realin

Sadik.Autor

Leave a Comment