Futboll La Liga Sport

HUMBI DERBIN E MADRIDIT/ “Los Blancos” zbulon diagnozën e Iscos

Ai e humbi derbin e Madridit të shtunën dhe tani Isco pritet të humbasë edhe ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League ndaj Ajax.

Mesfushori spanjoll ka zhvilluar disa teste paraditen e së dielës dhe është konfirmuar se ai ka dhimbje shpine dhe qafe.

“Sipas rezultateve të testeve të kryera nga stafi mjekësor i Real Madrid për lojtarin tonë Isco, dhimbja e tij e mesit është diagnostikuar me termin “dorsalgia”.

“Ajo është një dhimbje në zonën e rruazave. Ndërsa ajo e qafës është cervikale.”

Klubi nuk ka dhënë asnjë datë për rikthimin e lojtarit, duke shtuar se do të vëzhgohet nga mjekët nga dita në ditë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ronaldo një shembull për tu ndjekur, shikoni çfarë iu mëson fëmijëve të tij (VIDEO)

Delo.autor

Peruja pa kapitenin në Botëror, homologët e Guerreros kërkojnë t’i hiqet dënimi

Sadik.Autor

MBI TË ARDHMEN E MBROTËSIT SULE/ Trajneri Nagelsmann: E njoh që nga U-16. Mund të kthehet në nivele të larta

Delo.autor

Leave a Comment