Futboll Sport

KANË MË SHUMË “FRYMËMARRJE”/ Lodhja nuk është justifikim për rënien e Barcelonës, ja rezultatet

“Ne na presin shumë ndeshje, një kalendar i ngjeshur”, – tha Luis Suarez, pas përplasjes së fundit në “San Mamés”, me Athletic Bilbao. Sergi Roberto dhe Rakitic e evidentuan, po ashtu, ngarkesën që duhet të përballojnë. Njëherazi, ne kemi parë një rënie në lojën dhe rezultatet e Barcelonës në ndeshjet e fundit: tri barazime, një në “Copa del Rey” dhe dy në La Liga.

Objektivat sezonalë janë të gjithë në lojë për katalanasit, por e vërteta është se këtë edicion, shumica e lojtarëve të formacionit bazë kanë më pak minuta në këmbë se më parë. Kjo, si rezultat i lëndimeve, ose i rotacioneve. Pra, katalanasit kanë pasur në përgjithësi më shumë “frymëmarrje”.

“Ne e dinim se në janar dhe në shkurt ka shumë ndeshje, ndaj secili duhet të japë më të mirën. Janë tri barazime, por në momente të rëndësishme duhet të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë”, – tha Sergi Roberto. Pikërisht, ky futbollist titullar është njëri nga ata, që i janë zvogëluar minutat në këmbë, për sa ka luajtur deri më tani.

Ai ka luajtur 435 minuta më pak se sezonin e kaluar në këtë fazë të konkurrencës. Rakitiç, Busquets, Messi dhe Luis Suárez janë më pak të angazhuar, krahasuar me sezonin e mëparshëm. Ernesto Valverde, i kritikuar në sezonin 2017-2018 për mosbërje të rotacionit në skuadër, e ka “qarkulluar” ekipin më shumë kësaj here.

Rasti më i shquar, megjithatë, është ai i Leo Messit. Është e vërtetë se ylli argjentinas ka pasur mungesa nga lëndimet në këtë sezon, por e ka përballuar më mirë kalendarin. Nuk është e zakonshme që ai të qëndrojë në stol, kur është mirë, por Messi e ka pranuar këtë status në disa sfida.

Ai ishte zëvendësues, për shembull, kundër Leganes në La Liga dhe Tottenham, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Numrat nuk iu lënë vend dyshimeve. Në këtë pikë të sezonit, Leo ka 2301 minuta në këmbë, krahasuar me 3033 minuta gjatë sezonit të shkuar.

Ne, gjithashtu, duhet të përmendim se në këtë pikë të sezonit të kaluar, Barcelona kishte luajtur dy ndeshje më shumë: Superkupën dhe gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit. Përveç kësaj, edhe pse është e vërtetë se verën e kaluar u luajt Botërori në Rusi dhe lojtarë si Rakitic arritën deri në finale, katalanasit e tjerë kanë pasur më shumë pushim me kombëtaret.

Këto janë rastet, për shembull: Alba, Messi dhe Piqué. I pari nuk bënte pjesë në planet e hershme të Luis Enrique, i dyti është tërhequr përkohësisht nga Argjentina, ndërsa mbrojtësi qendror u tërhoq përgjithmonë nga “La Roja”. Kalendari po ngjeshet, por rënia e Barcelonës duket se nuk ka shkak vetëm minutat (ngarkesën) e lojtarëve në këmbët e tyre.

Related posts

EVERTON-MANCHESTER CITY/ “Miqtë” kalojnë në epërsi, shënon Laporte

Delo.autor

TRIUMFUAN NË SUPERKUPËN E ITALISË/ Heroi i Lazios shtanget nga policia arabe, ja shkaku (VIDEO)

Delo.autor

MEDIAT E QUAJNË TË MBARUAR SERGIO RAMOS/ Leonardo: Të vetëdijshëm për dëmtimin që kishte

Delo.autor

Leave a Comment