Futboll Kategoria Superiore Sport

KOMENTOI SUPERIOREN DHE TË ARDHMEN/ Andi Lila: Kampionati është në nivele të mira, ja kur do të bëhem trajner

Lojtari i Kombëtares, Andi Lila, ishte i pranishëm në stadiumin e Gjirokastrës, duke ndjekur Luftëtarin me Flamurtarin, komentoi kampionatin, dhe të ardhmen e tij.

Si e keni parë kampionatin?

Lojtari i ndeshjes nuk mund të jem unë. Erdha edhe në pjesën e dytë(qesh). Pashë një ndeshje të mirë, duke parë se terreni nuk i favorizonte shumë lojtarët. Të dy skuadrat kanë trajnerë të mirë, profesor Daja dhe profesor Juli. Jam i kënaqur që brezi i ri trajnerëve po futet me ide të reja, dhe kjo më pëlqen.

Partizani në vendin e parë, Tirana fitoi me Kukësin…

Kampionati është në nivele të mira, më pëlqen mënyra si po zhvillohet. As polemika për gjyqtarët nuk ka aq shumë. Jam ndjekës i Tironës, dhe u ndjeva mirë që fitoi, i tregoi të gjithëve që Tirana është aty. Edhe Kukësi është ekip i mirë, Partizani më në fund lufton për titull, por nuk do ta ketë të lehtë. Sa më i fortë të jetë kampionati, aq më e mirë është fundjava në Shqipëri, përfshirë tifozët që e ndjekin. Duke parë se jam afër nga Janina me Gjirokastrën, vij shpesh. Më pëlqen qyteti, edhe femrat vijnë me kënaqësi në stadium. Nuk ka kore ofenduese, por kampionati më duket në nivel të mirë. Shpresoj të shohim ndeshje sa më të bukura. Në derbin e radhës, të fitojë Tirona, sepse ngelëm.

Vlerësuat trajnerët, po shkon drejt trajningut?

Unë pasnesër mbush 33 vjeç, e kam ende zjarrin brenda vetes, dhe nuk mendoj se është momenti të tërhiqem. Kur të më fiket zjarri, nuk do luaj më. Kam që 10 vjeç që luaj, dhe nuk e shoh veten në fushë tjetër. Kjo është gjëja që di të bëj më mirë. Nga java që vjen, do jem trajner i jashtëm i një prej klubeve në Greqi, sepse nuk lejohej të jem i parë, dhe do jem një trajner part-time.

Leksione nga Daja?

Për Dajën flasin faktet, është një nga teknicienët më të mirë në Shqipëri. E pyeta, çfarë librash duhet të lexoj në këtë periudhë që jam pak më i lirë. Nga çdo trajner marrim mësime. Çdo ditë për mua është investim.

Daja mendon se futbolli këtu po shkatërrohet, prej gjyqtarëve dhe mungesës së lojës efektive. Ku bazoheni se thoni që kampionati është më mirë?

Risia e këtij sezoni janë trajnerët e rinj në shumë skuadra, kjo më pëlqen. Kur ka frymë të re, ka zhvillim. Daja më pas i sheh ndeshjet nga brenda, dhe e di më mirë. E vërtetë se trajnerët e rinj shkarkohen. Bisedoj edhe me të rinjtë, sepse kam luajtur me to dhe kam miqësi. Shpresoj që ky mentalitet të ndryshojë, dhe trajnerët e rinj të kenë kohën të tregojnë veten.

Related posts

​Ish-trajneri i Shqipërisë, Briegel: Guardiola është fajtor për krizën e ekipit kombëtar gjerman

Isa.Autor

U SHPALLËN KAMPION TË ITALISË/ “Nuk mbahen” lojtarët e Inter-it, festojnë triumfin me tifozët jashtë stadiumit (FOTO)

Delo.autor

Cungu: Jemi të përgatitur për çdo situatë, por duam ta zgjidhim në 90 minuta

Isa.Autor

Leave a Comment