Futboll Sport

LEGJENDA E MANCHESTER UNITEDIT/ Paul Scholes kritikon: Mourino ka pasiguri në këtë profesion, mund të…

Si është jeta nga ana tjetër barrikadës? Është e lehtë të kritikosh trajnerët kur luan ose kur ke një mikrofon në dorë, por gjithçka bëhet më e vështirë kur merr drejtimin e një ekipi.

“Mund të jetë gabimi më i madh i karrierës sime, nuk e di. Ose gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Ka pasiguri në këtë profesion, për këtë nuk kam dyshime”.

Këto kanë qenë fjalët e legjendës së Manchester United, Paul Scholes, i cili është bërë trajneri i Oldham Athletic, skuadër e kategorisë së katërt të futbollit anglez.

Gjithsesi, ai mund të shfrytëzojë lidhjet e rëndësishme që ka në botën e futbollit. Siç ka bërë të ditur “Daily Mail”, Oldham do të mund të shfrytëzojë njohjet e Scholes në “Old Trafford”, ndoshta për të huazuar ndonjë lojtar premtues nga miku i tij Nicky Butt, përgjegjës i moshave të United.

Gjithashtu, ish-mesfushori do të ketë gjithmonë një derë të hapur: atë të studios së Sir Alex. “Jam i sigurt se bosi do të përgjigjet. Nuk do të hezitoj ta marr në telefon nëse do të më duhet ndihmë”. Por Ferguson nuk është trajneri i vetëm me emër që do të ndjekë me vëmendje ecurinë e Oldham. Edhe pse, për ironi të fatit, situata është përmbysur.

Scholes është trajner, ndërsa armiku i tij Mourinho është në televizor me një mikrofon në dorë. A do të shkojë “Special One” të shikojë ndonjë ndeshje të League Two? “Nuk e di nëse do të vijë të shikojë Oldham-in, por mendoj se do t’u hedhë një sy rezultateve. Gjithsesi, unë nuk i kam kursyer kritikat ndaj tij”.

Tani fjala i kalon fushës dhe ndoshta mund të kemi një përballje tjetër Scholes kundër Mou në role të kundërta.

Related posts

“BETEJË” EKIPESH PËR TALENTIN/ Juventusi dhe “Kuqezinjtë” futen në garë për fenomenin e së ardhmes

Delo.autor

E BUJSHME/ Dy shkarkime brenda 15 muajsh nga Milan dhe Torino, por tani do të stërvisë Lewandowski

Delo.autor

“EFEKTI I SHQIPONJËS”/ Këngëtari skocez Zvicrën e identifikon me Shaqirin dhe Xhakën

Isa.Autor

Leave a Comment