Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kastrioti-Laçi: Përfundon pjesa e parë. Lojë e vakët, por vendos Fangaj (VIDEO)

Kastrioti dhe Laçi përballen në javën e 23-të të Superiores. Takimi luhet në qytetin e Durrësit. Të dy ekipet kanë objekta të ndryshëm, krutanët kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive, çka do të përkthehej në një luftë të fortë për mbijetesë, ndërsa kurbinasit shpresojnë për Europën, duke qenë se ndodhen në vendin e katërt.

Kastrioti aktualisht gjendet në vendin e 9-të të klasifikimit me 19 pikë, 6 më pak se Luftëtari, ndërsa Laçi me 34 pikë. Më poshtë dhe formacionet zyrtare të takimit:

LIVE/ KASTRIOTI-LAÇI 0-1
Fangaj 11′

KOMENTI LIVE
45+1 Përfundon pjesa e parë.

45′ Arbitëri i katërt akordon 1 minutë shtesë.

37’ Asnjë rrezik i pastër në këto minuta. Laçi kontrollon topin, ndërkohë që Kastrioti kërkon ta godasë me kundërsulme.

29’ Marku provon nga larg, rreth 25 metra me të majtën, por topi kalon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të portierit Selmani.

23’  Najdenov provon nga distanca me një gjuajte të fortë, por Çekrezi kontrollon lehtë në qendër.
16’ Goditje nga këndi për Kastriotin, Selmani në vështirësi pas krosit të ardhur, largon për në një tjetër këndore.

11’GOOL. Një goditje nga këndi ka qenë  fatsjellëse për Laçin që ka shënuar me Fangaj. Ky i fundit pas kontrollit të mirë të dobit godet me këmbën e tij lehtë, por Çekrezi nuk arrin dot të kontrollojë.

5′ Minuta të para të qeta, por është Laçi ai që kontrollon topin.

1.Nis takimi

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Nuk po nxjerr skuadrën nga kriza, shkarkohet trajneri i klubit të njohur europian

Delo.autor

HUMBJA NDAJ SKOCISË/ Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s

Isa.Autor

Spektakël në stërvitje/ Ronaldo shënon një gol të jashtëzakonshëm (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment