Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Kamza: Cungu godet sërish. Rroca shënon të tretin, 3 minuta pasi erdhi nga stoli

Kukësi dhe Kamza luajnë në “Elbasan Arena”, një sfidë mjaft të rëndësishme mes tyre, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore.

Kuksianët vijnë pas një jave plot ngjarje, ku Armando Cungu ishte në prag shkarkimi, por në fund u vendos t’i besohej sërish, ndërsa Gjici kërkoi 4 fitore radhazi, për më tepër pas fitores së djeshme të Partizanit.

Nga ana tjetër, te Kamza debuton Gentian Stojku, pas largimit të Ernest Gjokës, dhe teksa gjenden në vendin e fundit, do të kërkohet menjëherë reagim, edhe ndaj një Kukësi mjaft të uritur.

 

LIVE | Kukësi-Kamza 3-1

GOL: Shkurtaj 8′, Rama 47′, Rroca 59′ / Fukui 41′

 

KOMENTI LIVE

63’ Stojku bën edhe ndërrimin e dytë. Peçi futet në vendin e Malajt.

59’ GOOOOL KUKËSI 3-1/ Shënon edhe të tretin ekipi i Cungut. Eduard Rroca, vetëm 3 minuta pasi u fut, gjen golin pasi shërbehet bukur nga e majta, nga Valdet Rama.

 

56’ Lëviz sërish Cungu. Fut Rrocën, nxjerr Limajn.

52’ Zëvendësimi i parë te Kamza. Bonani i lë vendin Mumajesit.

47’ GOOOOOL KUKËSI 2-1/ Valdet Ramës i mjaftojnë vetëm 2 minuta në fushë. Pasi merr një top të humbur nga Bonani, ai ecën me shpejtësi drejt zonës, dhe godet duke mposhtur Avdylin.

46’ Nis pjesa e dytë. Cungu e fillon menjëherë me një zëvendësim. Futet Valdet Rama, në dhomat e zhveshjeve mbetet Faton Xhemaili.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Super-kompjuteri zgjedh favoriten, nuk ka asnjë shans për CR7 dhe Messi

Delo.autor

SKANDAL NË MIQËSORE/ Plas grushti mes ekipit shqiptar dhe atij rus në Antalia (VIDEO)

Delo.autor

MESSI NDRYSHON MËNDJE/ Kishte bërë gati valixhet, tani “Pleshti” pritet të rinovojë me Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment