Futboll Sport

MARCELO DO TË SHKOJË TE JUVE/ Reali e gjen në Holandë pasuesin e tij

Agjenti i Nicolas Tagliafico ka pranuar se Real Madrid e ka vënë në krye të listës mbrotësin e Ajax sepse Marcelo do të shkojë te Juventus. Braziliani po kalon formë të dobët prej kohësh dhe Reguilon i ka marrë statusin e titullarit.

“Është thënë se emri i Tagliafico është vënë në listën e Real Madridit sepse Marcelo do shkojë te Juventus. Sidoqoftë deri tani askush nuk më ka kontaktuar edhe pse për të interesohen edhe shumë klube të tjera”, tha agjenti Ricardo Schlieper në një intervistë.

Ai pranoi se lojtari i tij ka ende 2 vite kontratë me Ajax dhe nuk ka klauzolë largimi, por mendon se tani është momenti i duhur që argjentinasi të bëjë një hap të madh. Ndërkohë nuk mungojnë as klubet e tjera që interesohen për të, agjenti zbuloi se janë të gjithë nga Spanja por pa dhënë emra.

Related posts

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Juventus vendos për Dybala-n, ylli i argjentinës drejt kalimit tek…

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ BIRJA: Korabi mund Vllazninë dhe synon Superligën. Idhulli im është…

Isa.Autor

FERENCVAROS KËRKON 4 MILIONË EURO/ Myrto Uzuni: Ju tregoj planin tim

Delo.autor

Leave a Comment