Futboll Seria A Sport

MAROTTA SHËNJESTRON NJË TJETËR YLL/ Futet në garë me “Blutë e Londrës” e Monacon për ta veshur “zikaltër”

Një tjetër emër është vënë në shënjestër të drejtorit sportiv të Interit, Beppe Marotta. Bëhet fjalë për mesfushorin belg Manuel Benson, që luan me ekipin e Genk. Anësori 21-vjeçar këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje dhe ka realizuar dy gola në kampionatin belg, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të klubit zikaltër.

Sipas mediave italiane, disa përfaqësues të Interit kanë qenë në ndeshjen e fundit që Genk zhvilloi në kampionat ndaj Sporting Charleroi, ku lojtari bëri një tjetër paraqitje të mirë. Madje duke dhënë edhe një asist. Problem për Interin do të jetë konkurrenca e madhe për të marrë lojtarin, që synohet edhe nga Chelsea e Monaco.

Related posts

LIPPI ANALIZON FUTBOLLIN ITALIAN/ Nga ringjallja e “Axurrëve” te “qershia mbi tortë” e Juves

Delo.autor

“TOPI I ARTË” AFRIKAN/ Ja 5 kandidatët në garë…

Isa.Autor

ARSENALI KALON NË EPËRSI/ Shënon një gol fantastik Lcezette (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment