Futboll Premier League Sport

MISTERI PËR TË ARDHMEN E HAZARD/ Chelsea rrezikon të humbasë yllin e ekipit për faj të…

Chelsea po kalon një sezon me shumë ulje-ngritje. Përveç kritikave për lojën e Sarri-t dhe misterit që rrethon të ardhmen e Eden Hazard, tani është krijuar edhe një çështje N’Golo Kante.

Mesfushori francez, gjithmonë mes më të mirëve në fushë kur aktivizohet, duket se po kalon një situatë të komplikuar me trajnerin italian. Mësohet se mbrapa zërave për një transferim të mundshëm të tijin te Paris Saint-Germain qëndron pikërisht marrëdhënia jo e mirë me teknikun.

Problemi kryesor, sipas të përditshmes angleze, është pozicioni i Kante, i cili nuk aktivizohet para mbrojtjes, siç do të donte, por pak më i avancuar. Pavarësisht se dy asistet e dhëna për Higuain në ndeshjen e fundit i kanë dhënë të drejtë Sarri-t, francezi nuk e pëlqen rolin e ri dhe kjo situatë mund të shtojë zërat e merkatos rreth tij.

PSG është interesuar gjatë janarit për të dhe në verë mund të hidhet në sulm për kampionin e botës.

Related posts

ARDHJA E HIGUAINIT/ MILANI po mundohet të “heq qafe” Baccën, Villareali vendos kushte

Isa.Autor

INTERVISTA/ Lorik Cana: Talentet më të mëdhenj tani luajnë për Kosovën, nuk di nëse do të ketë më Shqipëri të Madhe

F.autor

REKORD I RI I MESSIT/ Pas Ronaldos “thyen” edhe vezën

F.autor

Leave a Comment