Futboll La Liga Sport

MORI ME QËLLIM KARTONIN E VERDHË/ Ramos mohon akuzat: Po të doja të pezullohesha, do ta…

Kapiteni i Real Madrid Sergio Ramos ka mohuar akuzat se ka marrë me qëllim kartonin e verdhë në ndeshjen e së mërkurës ndaj Ajax në mënyrë që të “heqë qafe” pezullimin që në fazën e 1/8-ave.

Ramos është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 89’ të fitores 2-1 të Los Blancos ndaj holandezëve dhe ai do të mungojë në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Bernabeu.

Deklaratat mbas ndeshjes, ku ai thuhet të ketë pranuar se e mori me qëllim kartonin detyruan UEFA-n të hetonte çështjen.

Megjithatë, mbrojtësi ka përdorur mediet sociale për të mohuar gjithçka, gjithashtu është shprehur për MARCA të premten se nuk do ta bënte diçka të tillë, duke shtuar se shkaktoi faullin për t’i mohuar golin e barazimit Ajax-it.

“Jam i befasuar nga e gjithë kjo,” shprehet Ramos. “Faullin e bëra qëllimisht, pasi ishte një kundërsulm tepër i rrezikshëm.

“E dija që ai faull mund të ndëshkohej me karton të verdhë, por nuk kisha zgjedhje tjetër. Në futboll duhet të marrësh vendime të komplikuara.

“Po të doja të pezullohesha, do ta kisha bërë në fazën e grupeve, në ndeshjen ndaj Roma-s ku e kishim siguruar kreun e grupit.”

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Maradona dhe gafa e pabesueshme e klubit anglez

Delo.autor

Barazimi nuk pranohet si alternative në Korçë, Skënderbeu dhe Kukësi “mprehin shpatat”

Isa.Autor

KRITIKON YLLIN ARGJENTINAS/ Pavel Nedved: Në vitin që kaloi ka shënuar më shumë, por ka…

Delo.autor

Leave a Comment