Champions League Futboll Sport

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Griezmann: Taktikisht do të jetë një përballje…

Antonie Griezmann është një nga lojtarët që duhet parë me vëmendje në ndeshjet Atletiko-Juventus. Është lojtari më vendimtar për ekipin e Simeones. Në një deklaratë për “UEFA”-n, francezi tregon rolin që ka në skuadër, flet për stilin e Simeones dhe për eliminatoren ndaj bardhezinjve. Numri 7 i skuadrës spanjolle analizoi ndeshjen e nesërme dhe thotë se do të jenë dy sfida të luftuara dhe të punuara në aspektin taktik.

“Dy ekipet kanë lojtarë të nivelit të lartë dhe do të punojmë shumë për të marrë rezultat pozitiv. Taktikisht do të jetë një ndeshje e vështirë”, tha kampioni i botës me Francën. Sulmuesi i Atletikos shpreson që tifozët t’i japin një shtysë në këtë duel delikat. “Është një motivim më shumë për ne dhe për tifozët që finalja do të luhet në stadiumin tonë. Çdo ndeshje në ‘Vanda Metropolitano’ në Champions ka një atmosferë spektakolare. Është pikërisht ajo që na duhet ne lojtarëve për të dhënë më të mirën. Do të jetë një festë për të gjithë tifozët e Atletikos. Rruga drejt finales është shumë e vështirë, por ne do të japim shpirtin në fushë për ta arritur”, theksoi Grizman. Francezi e konsideron veten një pjesë të rëndësishme të ekipit spanjoll. “Sigurisht që e ndiej veten lider. Jam pjesë e rëndësishme e këtij projekti dhe kjo më ka motivuar më shumë. Besimi i trajnerit, i klubit dhe i shokëve është me vlerë në futboll.

Related posts

DYBALA DREJT LARGIMIT/ Klubi i Juventusit vlerëson yllin argjentinas plot…

Delo.autor

HUMBJE BEFASUESE/ Barcelona mposhtet nga Real Betis, Xavi pëson disfatën e parë

Delo.autor

JUVENTUS-UDINESE/ “Zonja e Vjetër” thellon shifrat, shënon Can

Delo.autor

Leave a Comment