Futboll La Liga Sport

NË PRAG TË NDESHJES “EL CLASICO”/ Solari: Ne marrim pjesë në kompeticione të ndryshme, qëllimi është që…

Santiago Solari, trajneri i Real Madridit, u shfaq i qetë në konferencën për shtyp, në prag të gjysmëfinales së parë të Kupës së Mbretit, që do ta luajë të mërkurën kundër Barcelonës, në “Camp Nou”. Ai u përgjigj shkurt, por u ndal në të gjitha pyetjet e gazetarëve.

Klasikja – “Është një ndeshje mes dy rivalëve të mëdhenj, si River-Boca, Inter-Milan, Penarol-Nacional, San Lorenzo-Huracan… dhe, natyrisht, Real Madrid-Atletico Madrid”.

Kalendari dhe oraret – “Është e çuditshme për t’ju thënë se kjo nuk më shqetëson aspak. Nuk jemi ne, që e bëjmë kalendarin. Ne duhet të shkojmë në fushë, të luajnë dhe të japim versionin më të mirë”.

Vinicius, i padiskutueshëm – “Nuk ka asnjë lojtar të padiskutueshëm në futboll”.

E ardhmja dhe klasikja – “Ne marrim pjesë në kompeticione të ndryshme, por duam të fitojmë gjithçka. Qëllimi është që të luajmë me të njëjtin seriozitet, me të njëjtën vendosmëri dhe me të njëjtin përkushtim. Fokusi është te ndeshja e nesërme, jo më tej”.

A luhet e ardhmja e tij në këto ndeshje – “Ne duam të konkurrojmë, të fitojmë çdo ndeshje. Momenti i së vërtetës është çdo lojë, nuk ka dallime mes tyre”.

Lista juaj më i vështirë – “Po. Duke qenë të gjithë të shëndetshëm, edhe Vallejo pothuajse është gati, më duhet të lë më shumë lojtarë jashtë skuadrës për këtë ndeshje. Kjo është pjesa më e vështirë e kësaj pune. Sidoqoftë, ajo që ka rëndësi është që të gjithë të tregojnë talentin dhe vendosmërinë e tyre”.

Lloji i ndeshjes – “Nuk dihet nëse do të ketë surpriza taktika, apo jo. Ajo që unë shpresoj është që të luhet një ndeshje e bukur, ta gëzojmë atë… dhe ta fitojmë”.

Bale dhe përvoja e tij në këto ndeshje – “Të gjithë lojtarët kontribuojnë me atë që kanë. Gjëja kryesore është që të hedhim më të mirët në fushë”.

Formacioni – “Edhe nëse e kam vendosur, nuk do t’jua them.”

Messi – “Është gjithnjë bukur që më të mirët t’i luajnë të gjitha ndeshjet. Neve nuk na ndikon aspak, në qoftë se luan apo jo ai nesër. Jemi të përgatitur për ndeshjen”.

Isco dhe Chendo – “Ne e kemi të gjithë fokusin te ndeshja e nesërme. Asnjë energji nuk shpenzojmë në këto momente për gjëra të tjera”.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Shqipëria turpërohet në “Wembley”, Anglia fiton me rezultat të thellë

Delo.autor

GOLI I JAVËS VJEN NGA BUNDESLIGA/ Pas 7 minutash lojë, ” Veterani” Gentner bombardon portën e Leverkusenit (VIDEO)

Delo.autor

RONALDO TELEFONON ROONEY/ Më mungon, ndoshta luajmë sërish bashkë

Isa.Autor

Leave a Comment