Futboll La Liga Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ ALAVESIT/ Solari: Ky lojtar na ka ndriçuar gjithnjë, nuk mendojmë për…

Trajneri i Real Madridit doli në konferencë për shtyp mesditën e sotme dhe foli për ndeshjen e radhës kundër Alaves. Ai u ndal edhe në çështje të tjera, që kanë të bëjnë me skuadrën që drejton. Sidoqoftë, Solari nuk donte të komentonte “El Clasico”-t radhazi, brenda një muaji.

Alavés – “E kemi studiuar kundërshtarin dhe kemi respekt për të. Si staf, jemi gati të fokusohemi aty ku është e dobishme. Pres qasjen e duhur edhe nga lojtarët në fushë, për të zbatuar ato që kemi përgatitur në stërvitje”.

A ka varësi nga Benzema – “Benzema na ka ndriçuar gjithnjë. Lojtarët që i bëjnë shokët e skuadrës më të mirë kanë një shkëlqim të veçantë. Të gjithë ata, që i bëjnë më të mirë kolegët e tyre, për çfarëdo arsye, janë lojtarët që shkëlqejnë. Ne kemi shumë nga këto lojtarë, të cilët dinë ta prijnë skuadrën në momentet e duhura. Ky është një moment i madh për Karim. Jam i lumtur me golat e tij, por po funksionon i tërë grupi”.

Pozicioni i Vinicius në të majtë – “Lojtari i talentuar mund të luajë kudo. Kjo vlen edhe për Asensio, Gareth apo Karim. Vinicius mund të shkëlqejë kudo në fushë”.

Kalendari me “El Clasico” – “Ne i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Përpiqemi të mësojmë nga gabimet, edhe kur fitojmë. Futbolli është i tillë, duhet luajtur hap pas hapi. Ne duhet t’i përqendrojmë energjitë ku është e dobishme. Nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, nuk mendojmë për të tjerat pas saj”.

Ndryshimet nga vizita e fundit në “Camp Nou” – “Ne jemi në një moment shumë të mirë. Të gjithë po trajnohen plotësisht dhe kjo është merita e lojtarëve, individualisht dhe kolektivisht, sepse si grup funksionojmë si një familje. Unë e shoh këtë si diçka fenomenale”.

Shpërndarja e meritave – “Ne jemi të lumtur dhe të etur për të luftuar deri në fund, në të tria garat. Për të arritur deri në finale. Meritat shkojnë për lojtarët. Ata luajnë në fushë, ata djersijnë fort në stërvitje”.

Related posts

REFUZOI REALIN/ Jeta luksoze e MBAPES, ja përfitimet ekstra nga nënshkrimi me PSG-në

Isa.Autor

E BUJSHME/ De Ligt arrin marrëveshjen me Juventusin, ja kur mbërrin në Torino (FOTO)

F.autor

VAZHDON TË SHKËLQEJË NË BJELLORUSI/ Sulmuesi shqiptar protagonist me gol dhe asist (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment