Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ FROSINONES/ Allegri: Duhet të bëjmë një ndeshje serioze dhe më pas të…

“Të fitojmë kundër Frosinone-s dhe të marrim tri pikët”. Ky ka qenë mesazhi kryesor i trajnerit të Juventus-it, Massimiliano Allegri, në prag të ndeshjes së nesërme që Juventus do të luajë në kampionat para sfidës së Champions League kundër Atletico Madrid.

“Duhet të bëjmë një ndeshje serioze dhe më pas të përgatitemi në mënyrën e duhur për Championsin. Bonucci do të luajë, ndërsa ka pak mundësi që Chiellini ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, Barzagli në stol. Ronaldo do të luajë dhe Dybala, i cili është një nga lojtarët më të mirë në qarkullim, do të kthehet në sulm. I hodha një sy statistikave të tij dhe mund të them se janë mbresëlënëse. Është një lojtar shumë i rëndësishëm”, ka thënë trajneri italian.

“Ramsey? Është një lojtar i madh, por do të flasim për të pas disa muajsh. Champions? Duhet të mendojmë për veten tonë dhe të kualifikohemi kundër Atletico-s. Ndeshjet e djeshme? Real Madrid ka fituar si Real, Tottenham ka bërë një ndeshje të bukur. VAR në Champions? Më vjen mirë, sepse ndihmon. Goli i Ajax-it nuk do të ishte anuluar në kushte normale”.

Në fund, Allegri ka folur edhe për të ardhmen e tij: “Nuk ka asgjë 100% të sigurt, por jam mirë këtu prej pesë vitesh dhe jam i lumtur”.

Related posts

DREJTOI I RI ME DORË TË HEKURT/ Revolucioni i pashmangshëm, një formacion i plotë pritet të largohet nga PSG-ja

F.autor

MARRËVESHJE E BUJSHME/ Barcelona blindon Pedri-n, spanjolli mposht Griezmann me 200 milionë euro

Delo.autor

“AI VRAPON SHPEJT, DI TË…”/ Benzema largon frikën e dëmtimit, tregon si është të luash përkrah Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment