Ekskluzive Futboll Sport

NGA BENATIA TEK SUAREZ/ Njihuni me 5 lojtarët “HARRAQ” që lanë pasaportat dhe u nisën…

Një nga problemet që kanë lojtarët kur vjen puna tek udhëtimet për ndeshjet Champions ose Europa League me skuadrën është harresa. Shumë yje kanë penguar klubin në aeroporte për shkak të pasaportës e duhet thënë se disa prej tyre nuk na janë dukur aspak “harraq”.

“Shkaterruesi” i Barcelonës, Luis Suarez është një nga ata.

Medhi Benatia

Ish-Mbrojtësi i Bayern Munich, Medhi Benatia, nuk arriti të udhëtonte për në Lisbonë për arsye se nuk kishte me vete pasaportën. Ish-trajneri Pep Guardiola zbarkoi me 20 dhe jo 21 lojtarë në Lisbonë. Trajneri zakonisht merr me vete më shumë se 18 lojtarë që duhen regjistruar për ndeshjen.

 

Marcos Rojo

Mbrojtësi argjentinas nuk ishte kthyer në stërvitje ashtu siç ishte planifikuar, për arsye shumë qesharake. Ai kishte harruar se i kishte dalë afati pasaportës së tij, kështu u detyrua ta merrte pushim shtesë. Por kjo pakujdesi i kushtoi atij, pasi Van Gaali u zhgënjye me këtë fakt pasi u dënua me 200 mijë euro, aq sa merrte Rojo për një muaj.

Marlon Santos

Mbrojtësi i Barcelonës, Marlon nuk debutoi në Ligën e Kampionëve as në ndeshjen ndaj Manchester Cityt. Kjo, pasi 21-vjeçari kishte harruar pasaportën, e cila është e obligueshme për të udhëtuar në Angli. Pritej që ai të debutonte në garën më prestigjioze europiane për klube, mirëpo një gjë e tillë nuk ndohi.

Luis Suarez

Nisja e Barcelonës drejt Londrës u shoqërua me një aksident humoristik. Gjatë kohës që po kryhej procedura e kontrollit të dokumentave rezultoi se Luis Suarez kishte harruar pasaportën në shtëpi. Pas këtij momenti të gjithë kanë qeshur dhe stafi drejtues i dërgoi një taksi për të marr pasaportën e Suarez në shtëpinë e tij. Më pas u krye nisja e rregullt e ekipit të Barcelonës drejt Londrës.

Jadon Sancho

Borusia e Dortmundit u detyrua të zbarkonte me vonesë në Londër, teksa në mbrëmje do të përballej me Totenhemin në takimin e vlefshëm për 1/8-at e Ligës së Kampionëve. Arsyeja? Dy futbollistët, Sanço dhe Dialo, kishin harruar pasaportat në shtëpi.

Ekipi gjerman mbeti i bllokuar për disa minuta në aeroport, teksa 2 lojtarët u detyruan të ktheheshin në banesë për të marrë mjetin e identifikimit, duke mbajtur të bllokuar skuadrën.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

“NËSE NUK MUND TË RINOVONI…”/ Anelka kritikon ashpër PSG për amatorizmin e treguar me Mbappe

Delo.autor

E papritur/ Cristiano Ronaldo, i vetmi lojtar i Real Madrid që nuk pozon me fanellën e re

Sadik.Autor

KRITIKA DHE SULME PA FUND PËR NEYMAR/ Pochettino i del në mbrojtje: Ai është një nga pesë lojtarët më të mirë në botë

Delo.autor

Leave a Comment