Futboll Sport

NJË MUAJ NGA TRAGJEDIA E EMILIANO SALA/ Nantes denoncon Cardiff Cityn në “FIFA”, ja shkaku

Nantes është ankuar në FIFA se Cardiff City nuk i ka paguar shifrën e transferimit të sulmuesit argjentinas, Emiliano Salas.

Skuadra angleze është duke i ndjekur rrugët ligjore nëse duhet paguar 20 milionë euro për transferimin e Salas.

Argjentinasi ishte duke e kompletuar transferimin te skuadra angleze, mirëpo ai ndërroi jetë ende pa zhvilluar asnjë ndeshje.

“Ne mund ta konfirmojnë se e kemi marrë një ankesë dje, nga FC Nantes, që pretendon se Cardiff City nuk iu ka përmbajtur marrëveshjes për transferimin e Emiliano Salas”, shkruhet në njoftimin e publikuar nga FIFA. “Ne jemi duke e parë më thellë këtë problem dhe për këtë arsye, për momentin, nuk kemi asnjë koment tjetër për këtë rast”, thuhet më tej në njoftim.

Related posts

“HALLE” TEK REALI/ Isco kërkon Zidane… dhe Zidane kërkon Isco

Delo.autor

VAZHDON ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Atletico kërkon të “rrëmbejë” yllin e Serie A…

Delo.autor

SUPERIORE/ Egnatia, kërkohet rikthimi te fitorja në Shkodër

F.autor

Leave a Comment