Gossip

NUK KURSEN AKUZAT PËR “ÇËSHTJEN ICARDI” / Shpërthimi i motrës së yllit: Wanda më verboi vëllain…

Çështja Icardi vijon të jetë në rend të ditës në shtëpinë zikaltër të Inter. Këtë herë është Ivana Icardi, e motra e Mauro Icardit, e ftuar në emisionin e transmetuar në “Canale 5”, nën drejtimin e Barbara D’Urso, ajo që nuk ka kursyer akuzat ndaj kunatës së saj, Wanda Nara.

“Kanë ndodhur shumë gjëra. Pse familja nuk ka marrëdhënie me Mauro? Në Krishtlindje kam thënë gjëra mbi atë që ndodh, të vërtetën. Ajo kërkon të përçojë te bota, sikur ne jemi një familje e lumtur, por Wanda Nara është një gënjeshtare. Kanë marrëdhënie të mira me babain tim, por mamaja nuk shihet me Mauro”, tregoi Ivana.

“Vëllai im nuk do të kishte thënë kurrë asgjë nëse pas tij nuk do të ishte njëra që çdo ditë kërkon të acarojë gjërat. Unë nuk besoj se vëllai im është budalla, por nuk është më i njëjti si më parë”, vijoi motra e Icardit.

“Ajo dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Unë nuk kam folur kurrë keq për vëllain time, tregoj vetëm të vërtetën mbi atë që ka bërë ajo. Kam folur me ish-menaxherin e tij, me ish-të dashurën e tij dhe jemi të gjithë dakord mbi faktin se ai nuk është më i njëjti Mauro. Nuk dëshiron më t’ja dijë fare për familjen e tij sepse kjo grua i ka futur në mendje shumë gjëra të pavërteta. Wanda ka verbuar vëllain tim. Ka ndodhur në të kaluarën edhe me ish-bashkëshorin e saj, Maxi Lopez”, deklaroi ndër të tjera Ivana Icardi.

Related posts

KAMPIONI I F1/ Konfirmohet lidhja! Lewis Hamilton kënaq reperen tre herë në natë

Isa.Autor

ISHTE PRANË TRANSFERIMIT TEK “KUQEZINJTË/ Wanda Nara zbulon prapaskenat: Ju tregoj pse doja që Icardi të shkonte tek Milan…

Delo.autor

“QERSHIA MBI TORTË”/ Njihuni me ish të DASHURËN e futbollistit të NJOHUR nga Serie A (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment