Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME LUFTËTARIN/ Trajneri Daja: Barazimi ishte i drejtë, do të vazhdojë deri në…

Pas barazimit të thatë me rezultatin 0-0, trajneri i Flamurtarit Ilir Daja, shprehet:

Sa i kënaqur je me rezultatin?

Rezultati më i drejtë ishte barazimi, sepse kishim një skuadër shumë të motivuar përballë. Komplimente dhe kolegut. Jemi të kënaqur, pasi barazimi ishte i drejtë.

Pse zgjodhët të mbanit Mustën në krahun e djathtë?

Donim të sfrytëzonim Mustën qoftë në presionin ndaj mbrojtësit, qoftë dhe hyrjet nga qëndra. Plus ishte e vetmja pikë që mund të luanim në ajër.

Kur do jetë Sukaj gati, sa është mbrapa ekipi në formën fizike?

Sukaj ka bagazh shumë të mirë si lojtar, por nuk ka një formë të mirë fizike. I vonova shumë ndërrimet, pasi kishte shumë pika të dyshimta në bazë të energjive që kishin. Kishim ddhe një stol me pak eksperincë, pasi ekipi kishte një farë ekulibri në lojë.

Kishit frikë mos e humbnit këtë ndeshje?

Unë do të thoja kishim një konitgjent të limituar. Madje kemi pasur dhe shumë ndeshje javët e fundit. Ndikoj shumë dhe gjendja fizike ndaj nuk patëm ritëm.

Për çfarë lufton sot Flamurtarit, do e kishe bërë sërish këtë zgjedhje për të vazhduar me Flamurtarin?

Ne kemi ende shpresë për Europën, pasi nuk jemi larg. Në Shqipëri nuk mund të bësh një projekt në dinamikë. Nuk po luftonim që t’i shpëtonim zonës së ftohtë, por që të afrohesim grupit mbi ne. Asnjëherë nuk kë mundësi të tërhiqesh pas në kohë. Do vazhdoj deri në fund për objektivat me suportin e të gjithëve dhe të stafit.

Related posts

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Napoli-Barcelona. Rezultati 2-4

Delo.autor

E FUNDIT/ Manchester Unitedi merr vendimin përfundimtar për trajnerin Solskjaer

Delo.autor

RONALDO E DO NË TORINO/ Ylli brazilian frenon Juventusin: Nuk kam marrë asnjë…

Isa.Autor

Leave a Comment