Futboll Premier League Sport

PAS HUMBJES NË “CARABAO CUP”/ Sarri zhduk “bishën” brenda tij, ja deklarata

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri deklaroi se gjithë ajo skenë e paprecedentë gjatë finales së Carabao Cup mes tij dhe portierit Kepa Arrizabalaga, që nuk pranoi vendimin e teknikut Italian për tu zëvendësuar, ishte vetëm një keqkuptim. Qëndrimi i trajnerit shkon edhe më tej, teksa konfirmon se nuk do të ketë asnjë dënim të klubit ndaj portierit spanjoll.

“Unë e keqkuptova problemin dhe e kuptova situatën vetëm kur doktori erdhi në pankinë. Ishte një keqkuptim i madh sepse unë kuptova sikur portieri kishte një dëmtim dhe ishte i pamundur të vazhdonte te penalltitë. Rezultoi që nuk ishte i dëmtuar dhe mund të vazhdonte te penalltitë”, u shpreh Sarri.

Trajneri i Chelseas foli edhe për momentin kur iu drejtua dhomave të zhveshjes me ndeshjen që ende nuk kishte përfunduar, në kulm të skenës me portierin Kepa: “Më duhej të kthehesha që të qetësohesha. Kepa kishte kuptuar që unë kisha kërkuar për zëvendësim për shkak të problemit fizik dhe ai konfirmoi se nuk kishte asnjë dëmtim”.

“Rezultoi që kishte të drejtë. Unë e kuptova pasi erdhi doktori në pankinë. Komunikova me Kepan, por vetëm për ta qartësuar, sepse tani e kam kuptuar situatën”, përfundoi Sarri.

Related posts

PËSOI ATAK KARDIAK NË FUSHË/ Ronaldo lutet për mesfushorin Eriksen: Chris, qëndro i fortë… (FOTO)

Delo.autor

UEFA shpall futbollistin e javës në Liga e Kampionëve

Sadik.Autor

RINOVIM DHE RIKTHIME/ Tirana pranë “përditësimit” të ekipit me 3 lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment