Gossip

RAMOS DHE PILAR RUBIO DREJT ALTARIT/ Do të martohen më 15 qershor, ja të gjitha sekretet e dasmës

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio do të martohen në Sevilla, më 15 qershor. Kjo u konfirmua nga të dy në emisionin “El Hormiguero”. Pikërisht këtë program televiziv kanë zgjedhur ata për të zbuluar të gjitha sekretet e shkuarjes në altar.

Dasma do të mbahet në Katedralen e Sevilla, ku u martua edhe Infanta Elena, ndërsa banketi do të zhvillohet në një fermë. Nusja dhe dhëndri mund të shihen nga mysafirët pas mbërritjes në fermë. Aty do të paraqiten edhe për mediat, pasi festimi do të jetë shumë privat.

“Të ftuarit do të lënë jashtë telefonat dhe kamerat, me të cilat mund të bëjnë fotografi, ose video. Nuk do të ketë njerëz shumë të rëndësishëm dhe nuk duam që të rrjedhin imazhe nga ceremonia. Ne duam që të ketë argëtim dhe t’i gëzojmë të gjithë mysafirët tanë”, – tha Sergio Ramos.

Tre bijtë e tij, Sergio, Alejandro dhe Marco, do të jenë një pjesë e rëndësishme e festimeve. Pilar Rubio ka zbuluar se do të ketë një performancë shumë të veçantë nga një muzikant i madh: “Unë jam shumë e preokupuar për veshjen, por jam gati shumë e emocionuar për personin që do të këndojë”.

Mysafirët – Përveç lojtarëve të Real Madridit dhe ekipit kombëtar spanjoll, ku Ramos është kapiten, do të jetë një martesë e mbushur plot me personazhe të futbollit. Sigurisht, nuk do të ketë mungesë të këngëtarëve dhe njerëzve të famshëm. Pjesëmarrja e Alejandro Sanz, Niña Pastori, Red one dhe Marc Anthony llogariten me siguri.

Related posts

NGA PROPOZIMI TEK E ARDHMJA/ CR7 dhe Georgina drejt altarit, po ndërtojnë shtëpi 20 milionë euroshe

Delo.autor

Çfarë formash trupore, Marika Fruscio “tërbon” tifozët e Napolit

Q.Autor

SANDER “ngre” temperaturat/ Xhinse dhe TOPLESS, kështu shfaqet e dashura e…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment