Futboll Premier League Sport

REFUZIMI I KEPAS PËR ZËVENDËSIM/ Shpërthejnë memet ndaj protierit, Wikipedia e bën… (FOTO)

Refuzimi i Kepa Arrizabalaga për t’u zvënedësuar, para se të niste goditja e penalltive në finalen e “Carabao Cup” dhe zemërimi i trajnerit të tij, Maurizio Sarri, u bënë menjëherë “meme” në rrjetet sociale. Ky moment u bë tejet “viral”, sepse rrallë shihet në fushat e blerta, aq më tepër në një kampionat si Premier League.

Trajneri dhe vetë portieri spanjoll u munduan ta justifikojnë veprimin në mënyra të ndryshme, por mediat sociale nxituan dhe e shfrenuan fantazinë e tyre. Edhe “Wikipedia” e “korigjoi” vetveten, duke skatësuar se Kepa është… trajneri i ri i Chelsea. Natyrisht, kjo kishte ironi të madhe brenda, sepse linte të kuptohej se vendimet te blutë e Londrës i merr Kepa (lojtarët), jo trajneri Sarri.

Ky i fundit gjendet në një pozicion të pafavorshëm në “Stamford Bridge”, i kritikuar nga të gjithë dhe me mungesë rezultatesh pozitive. Sidoqoftë, trajektorja nga humbja 6-0 në kampionat me Manchester City te disfata me penallti (pas barazimit 0-0 në kohën e rregullt dhe shtesë) në finalen e “Carabao Cup”, mund të konsiderohet “arritje” për ish-trajnerin e Napolit.

Related posts

“RUSI 2018″/ Franca kampione e botës në FUTBOLL, Kroacisë nuk i mjafton zemra

Isa.Autor

PLAS TEK BARDHEZINJTË/ Ylli i JUVES thumbon Allegrin: Unë e meritoj fanellën, por…

Isa.Autor

“Marca” shpalos koreografinë e tifozëve të Real Madridit kundë Bayernit

Sadik.Autor

Leave a Comment