Futboll Shqipëri Sport

SUPERLIGA/ Tirana ndan pikët me Teutën, bardheblutë ndalen pas 3 fitoresh

Ndeshja e parë e javës së 20 të Superligës mes Tiranës dhe Teutës ështe mbyllur ne barazim me rezultatin 1-1. Në “Selman Stërmasi” ishin miqtë nga Durrësi ata të cilet kaluan të parët ne avantazh teksa realizuan që në minutën e 2 me Gerhard Prognin.

Një goditje e rëndë për bardheblutë ende pa nisur mirë sfida, por që dalëngadalë morën  lojën në kontrroll. Duhet të vinte minuta e 38 për të parë golin e barazimit të realizuar nga anglezi Ngo pas një kombinimi të përkryer me Grent Halilin.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat menduan më shumë për mbrojtjen se sa për sulmin dhe ndeshja u mbyll në 1-1. Një rezultat që i shkon më shumë për shtat Tiranës, pasi Teuta e Shkëmbit ka pretendime të mëdha për këtë sezon. Nga ana tjetër bardheblutë ndalen pas 3 fitoreve radhazi.

Related posts

(FOTO) Milan kërkon fitoren ndaj Atalantas, publikohen formacionet zyrtare

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Latifi drejt rikthimit në Superiore, në horizont për ish-yllin e Skënderbeut shfaqet klubi…

Delo.autor

Juventusi shumë afër transferimit të Emre Can nga Liverpooli

Sadik.Autor

Leave a Comment