Futboll Premier League Sport

TRATATIVA E BRAZILIANIT NË RREZIK/ Oferta e Chelseat komplikon rinovimin e kontratës për mesfushorin…

Rrezikon të ndërpritet marrëdhënia mes Willian dhe Chelsea. Braziliani prej disa javës është në tratativa me klubin londinez për rinovimin e kontratës së tij, që skadon në vitin 2020, por deri më sot nuk është gjetur ende asnjë marrëveshje mes palëve.

Mësohet se, mesfushori në fakt e ka konsideruar të papërshtatshme ofertën e fundit të paraqitur nga drejtuesit e “Bluve të Londrës”, që parashikonte një rinovim me vetëm një vit të kontratës.

Willian, nga ana e tij kërkon të paktën 3 vite kontratë dhe tani, nëse gjërat nuk do të ndryshonin, mund të marrë vendimin drastik për të mos rinovuar, çka do të çonte në transferimin e tij larg Chelseas që në merkaton e verës.

Braziliani ndodhet te “Blutë e Londrës” që prej vitit 2013, kur e blenë nga rusët e Anzhit. Në eksperiencat e tij të mëparshme regjistrohen edhe Corinthians dhe Shakhtar Donetsk.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Laçi: Moment dramatik në portën e Koliçit, shtylla i mohon golin kurbinasve (VIDEO)

Isa.Autor

PLASI TEK KOLUMBIA/ James Rodriguez: Duan të krijojnë kaos duke përdorur emrin tim

Delo.autor

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkupi fiton me “manita” ndaj Bregalnicës dhe arratiset në krye të kampionatit

Delo.autor

Leave a Comment