Futboll Seria A Sport

“ZONJA E VJETËR” PA VIJA? Ja si tifozët e Juventusit shtangen nga uniformat për sezonin tjetër (FOTO)

Në rrjet ditët e fundit kanë qarkulluar disa modele të fanellës së Juventusit për sezonin që po vjen, 2019-2020.

Ajo që vihet re është se asnjë fanellë nuk ka vijat bardhezi që jemi mësuar të shohim ndër vite në fanellat tradicionale të kampionëve të Italisë.

Në disa modele ka madje edhe ngjyra të kuqe apo disa fanella të kamufluara që për hir të së vërtetës nuk pëlqehen nga tifozët juventin. Këta të fundit janë shtangur nga këto modele dhe kanë shpërthyer në komente negative.

Këto foto kanë qarkulluar në profilin e “Tëitter”, La Maglia Bianconera”. Mbetet të shohim nëse do të jetë një prej këtyre, modeli i fanellës së ardhshme, apo janë thjesht modele virtualen që qarkullojnë në rrjet.

 

 

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Osasuna-Barcelona, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-0

Delo.autor

“EURO 2020″/ Do kalojnë grupet edhe 4 skuadra të vendeve të treta, ja kriteret e Europianit…

Delo.autor

REJA HAP DYERT PËR TË RINJTË/ Ja mosha mesatare e Shqipërisë pas grumbullimit të fundit

Delo.autor

Leave a Comment