Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Ish-trajneri i Liverpool rikthehet në Premier League

Brendan Rodgers është emëruar si trajneri i ri i Leicester City-t pasi është larguar nga Celtic.

Tekniku nga Irlanda e Veriut, 46, do të jetë pasardhësi i Claude Puel, i cili është shkarkuar të dielën pas 16 muajve në stolin e Dhelprave.

Rodgers nuk do të jetë në stolin e Leicester mbrëmjen e së martës kur ekipi i tij i ri do të luajë ndaj Brighton, por ndodhet në stadium.

Ai është fotografuar duke u prezantuar me ambientin e ri në King Power Stadium.

Rodgers do të marrë timonin e Dhelprave duke nisur nga dita e mërkurë, kur do të zhvillojë seancën e parë stërvitore.

“Jam i privilegjuar dhe i nderuar që jam këtu si trajneri i ri i Leicester City-t,” ishin fjalët e para të prezantimit të Rodgers.

Related posts

GODITJA E BUJSHME/ INTERI shfaq interes për SUPER LOJTARIN e Fiorentinës

Isa.Autor

“DINAMO SI NJË FAMILJE, E GJITHË SKUADRA ËSHTË BASHKË”/ Siljanovski: Derbin mund ta vendosë edhe një episod

Delo.autor

FORMULA 1/ Wolff: Te Hamilton zgjuan bishën brenda pas penalizimeve në Brazil

Delo.autor

Leave a Comment