Futboll Sport

ZYRTARE/ Presidenti i Nantes bën nderimin e veçantë për Emiliano Sala

Nantes me zhgënjim të thellë ka pranuar lajmin se trupi i pajetë i nxjerrë nga rrënojat e aeroplanit është i futbollistit Emiliano Sala.

Sulmuesi argjentinas ishte pjesë e aeroplanit që po udhëtonte drejt Anglisë, kur ishte zhdukur më 21 janar.

“FC Nantes me trishtim të madh ka mësuar se trupi i gjetur këtë të enjte është i Emiliano Sala. Ky lajm i jep fund pritjes. Emiliano do të jetë gjithmonë pjesë e legjendave që kanë shkruar historinë e madhe te FC Nantes”, thuhet në komunikatën e Nantes.

Presidenti i Nantes, Waldemar Kita, ka marrë vendim që në shenjë nderimi të Sala, të tërheqë numrin 9 te skuadra franceze, numër të cilën e ka patur në fanellë sulmuesi.

 

Related posts

LIVE/ Teuta-Skënderbeu: Latif kalon në avantazh vendasit, korçarët me 10 lojtarë (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ndalohen ndeshjet në udhëtim për tifozët e Romës dhe Fiorentinës deri në fund të sezonit

F.autor

BASTET për transferimin e MODRIC tek INTERI, e PABESUESHME çfarë bën kompania

Isa.Autor

Leave a Comment