Futboll Premier League Sport

BËHET ME “SHTËPI TË RE”/ Tottenham shifër “galopante” për stadiumin e ri, por ja problemi i hasur (FOTO)

“White Hart Lane” i ri është shumë i bukur, kjo duket qartë nga imazhet. Megjithatë, duke se ka një mallkim të vogël mbi këtë impiant, që duhej të ishte bërë tashmë stadiumi i ri i Tottenham, që vazhdon t’i luajë në “Wembley” ndeshjet e shtëpisë.

Klubi londinez ka bërë të ditur se në muajin prill do të vijë debutimi zyrtar, por “The Sun” ka zbuluar se ka një problem që mund ta shtyjë akoma më shumë ditën e hapjes. Nëpërmjet një fotografie, e përditshmja angleze ka treguar se në stadiumin e ri mungon hapësira e duhur për ekzekutimin e goditjeve nga këndi.

Kjo do të thotë se lojtarët nuk do të kenë mundësi të marrin vrull për të goditur ose do të duhet të bëjnë dy hapa në ngjitje para se të gjuajnë, sepse pas flamurit të goditjes nga këndi ka një pjesë të pjerrët, e cila do të bëhet shumë e rrezikshme në rast shiu për shkak të rrëshqitjeve të mundshme.

Me pak fjalë, një tjetër problem për “Spurs”, që gjithsesi kanë dashur të sigurojnë të gjithë me këtë komunikatë: “Çdo aspekt i impiantit të ri është provuar dhe nuk ka asnjë problem”.

Impianti i vjetër ishte shumë i bukur, por Tottenham, ashtu si shumë skuadra të tjera të Premier League ka vendosur të ndryshojë shtëpi. Punimet kanë mbaruar, por kostot kanë qenë shumë të larta dhe kanë ndikuar në arkat e klubit që ka vendosur një rekord në këtë sezon duke mos blerë asnjë lojtar në merkaton e verës dhe atë të dimrit.

Kjo ka ndodhur për shkak të 1 miliard sterlinave të shpenzuara nga “Spurs” për impiantin 62 mijë vendesh.

Related posts

“NUK E REFUZOVA KOMBËTAREN”/ Rrëfehet mesfushori Xhaka: Trajnerit ia fshehin të vërtetën…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Camavinga, Rodrygo ndëshkon Inter në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

Salah: E dija se do të shënoja shumë gola te Liverpool

Q.Autor

Leave a Comment