Futboll Premier League Sport

BËNË PJESJË NË LISTËN E SHITJEVE/ Ja sulmuesi që refuzon largimin nga “Djajtë e Kuq”

I dëmtuar dhe i aktivizuar shumë pak gjatë këtij sezoni, sulmuesi kilian Alexis Sanchez është një nga lojtarët e Manchester United i vendosur në listën e futbollistëve që do të largohen në fund të këtij sezoni. Gjithsesi, sipas të përditshmes britanike “Sunday Express”, sulmuesi 30-vjeçar ka refuzuar të lërë “Old Trafford” dhe se do të respektojë kontratën që ka me ekipin.

Sanchez i ka bërë me dije klubit se ka dëshirë të qëndrojë edhe sezonin tjetër në Manchester, ku do të provojë fatin e tij. Me fanellën e United kiliani ka luajtur 29 ndeshje dhe realizuar vetëm 3 gola, që kur erdhi në janar të vitit 2018 nga Arsenali.

Lojtari nuk ka dhënë atë që pritej me “djajtë”, duke qenë shpesh në stol apo i dëmtuar, si kur ekipi drejtohej nga Mourinho ashtu dhe tani që në krye është Solskjaer. Trajneri norvegjez e ka lënë shpesh në stol, duke mos e përfshirë në planet e tij për të ardhmen. Ndërkohë që, aktualisht lojtari është i dëmtuar dhe pritet të mos luajë deri në fund të sezonit.

Related posts

“FSHF” TRYEZË E PËRBASHKËT ME QEVERINË/ Ardian Takaj: Është shume serioze për sportin shqiptar…

Delo.autor

JUVENTUS DËSHIRON ME ÇDO KUSHT KOLO MUANIN/ Rrit ofertën në drejtim të PSG-së

F.autor

Nainggolan “shpërthen” ndaj homoseksualitetit, zbulon të ardhmen

Sadik.Autor

Leave a Comment