Breaking News Ekskluzive Futboll Shqipëri Sport

DHUNA NDAJ ARBITRRIT NË SUPERIORE/ Eldorian Hamiti gjithnjë në TELASHE prej…penalltive. Çfarë ndodhi 1 vit më parë (VIDEO)

Një tjetër episode dhune tronditi sërish në mënyrë të turpshme kampionatin shqiptar. Një penallti e akorduar në minutën e 95 nga arbitri Eldorian Hamiti, u bë shkak që tifozët e Kamzës të “zbarkonin” në fushë dhe ta dhunonin atë.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që arbitri Hamiti haset me ëvshtirësi të tilla në kampionat. Kujtojmë këtu rastin e marsit të vitit të kaluar, (afërsisht e njejta periudhës) ku ai nuk akordoi një penallti në favor të Vllaznisë. Si rrjedhojë edhe u pezullua.

Alpesport.al ju dy shkrime (reagime) të bëra në mars kur ndodhi ngjarja. Kujtojmë se për dhunën e sotme në fushën e blertë, FSHF reagoi ashpër duke thënë se Kamza duhët të dënohet ekstremisht.

24 Mars 2018

Penalizoi Vllazninë në Kukës, pezullohet pa afat arbitri Eldorian Hamiti

“Kampi shkodran akuzoi arbitrin Eldorian Hamiti për gjykim të njëanshëm dhe dashakeqës ndaj tyre. Për këtë arsye, kuqeblutë e patën shpallur “non grata” arbitrin lezhjan, i cili jo vetëm që nuk i dha një 11-metërsh mëse të pastër Vllaznisë, por edhe e ndëshkoi me shumë kartonë. Një arbitrim i tillë është marrë në shqyrtim nga ana e Sektorit të Gjykimeve pranë FSHF-së, i cili mësohet të ketë dalë në një përfundim: Dënimin pa afat të arbitrit Eldorian Hamiti. Po ashtu, dy arbitrat e tjerë kryesorë, Emirjon Sino dhe Ardian Beqiri, nuk do të drejtojnë asnjë ndeshje për tri javë, ashtu si anësori Ilir Tartari. Vllaznia ndihet disi e lehtësuar me këtë dënim të Hamitit, megjithatë pikët nuk ia kthen askush dhe ky është dëmi më i madh që i është bërë. Ashtu si edhe ndëshkimet me kartonë, që nuk kthehen pas dhe që skuadra kuqeblu do t’i vuajë.”

19 Mars 2018

Vllaznia: “Mbyllet ndeshja me fitoren e Kukesit 2-0! Ekipi jone ka shum probleme kjo tashme dihet, por ne kete ndeshje protagonist behet “Kamikazi i deklaruar i KF Teuta” ELDORIAN HAMITI duke na mohuar nje penallti sade, ku mund te kishte ndryshuar rrjedhen e ndeshjes, po ashtu ne cdo faull pothuajse e ndeshkoi me te verdhe,ne tre ndeshjet e fundit jemi penalizuar ku ne Kamez na eshte anulluar nje gol shum i dyshimit, ndaj Partizanit nje penallti ne minuten e 55 ndaj Berishes, sot nje tjeter penallti ndersa rivali per mbijetese ka marr 4 penallti ne ndeshjet e fundit, si ka mundesi? Nuk po luhet me ne fushe por neper tavolina, por skeni pare akoma asgje se cfare do na bajn ne Durres ne ndeshjen direkte. Klubi duhet te reagoje fuqishem, dhe te kerkoi arbiter te huaj per ndeshjen e Durresit!”

Momenti kur tifozët e Kamzës hyjnë në fushë dhe dhunojnë Hamitin

/Alpesport.al

Related posts

RISHFAQET ALBAN HOXHA/ Por Partizani nuk ka fituar ende derbin për kapitenin

F.autor

ZYRTARE/ Granit Xhaka jashtë listës, Arsenali udhëton drejt Singaporit

Isa.Autor

LËVIZJE E PAPRITUR/ Mesfushori Hyseni mbyll aventurën me Bylisin për tu rikthyer tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment