Futboll Premier League Sport

“DJAJTË E KUQ” TAKON TALENIN ANGLEZ/ Oferta 70 milionë paund thyejnë konkurrencën e PSG-së, pritet akordi

Manchester United është takuar me përfaqësuesit e Jadon Sancho në lidhje me kalimin e talentin anglez në “Old Trafford”.

“The Sun” ka zbuluar se “Djajtë e Kuq” kanë marrë miratimin e lojtarit dhe tani pritet që Borussia Dortmund të pranojë ofertën prej 70 milionë paund për ta lënë Sanchon të shkojë në Manchester gjatë merkatos së verës.

Për 18-vjeçarin ka ushtruar presion edhe PSG, por kampionët e Francës gjithmonë penalizohen nga dëshira e lojtarëve që e vendosin në plan të dytë. Edhe në këtë rast vullneti i Sancho është që të kthehet në Angli.

Pak ditë më parë Rio Ferdinand publikoi një postim në Twitter ku thoshte se dëshiron ta shohë me United talentin anglez. Vetë Sancho e ka shpërndarë këtë postim, ndërsa e fshiu pak minuta më vonë, pasi e kuptoi se çfarë rrëmuje po shkaktonte.

Nëse ky operacion finalizohet një humbës i madh në këtë mes do të ishte edhe Manchester City që e shiti vetëm për 8 milionë paund te Dortmund sezonin e kaluar.

Related posts

U RENDIT NË VENDIN E 9-TË NË BOTË/ Flet Luiza Gega: Kur e përmbush objektivin ke një ndjesi…

Delo.autor

“NËSE REAL MADRID DO TË QË KTHEHEM…”/ Mbrojtësi Achraf zbulon dëshirën e madhe

Delo.autor

(VIDEO) Milani i kundërpërgjigjet Fiorentinas, Çalhanoglu barazon shifrat

Q.Autor

Leave a Comment