Gossip

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Lewandowski zbulon: Transferimin tim tek PSG nuk e ka bllokuar gruaja ime, por…

Kush i mban pantallonat në shtëpitë e futbollistëve? Në disa raste është e dukshme se i mban gruaja, siç kanë treguar rastet e famshme të Zidane dhe Shevchenko. Gra në gjendje të vendosin karrierën e bashkëshortëve të tyre, duke pranuar ose refuzuar ofertat e mundshme.

Dëshira e zonjës Veronique për të jetuar në Madrid dhe ajo e Kirsten për t’i mësuar anglishten fëmijëve kanë çuar te dy transferime që ishin të paimagjinueshme deri në atë moment. Po ndodh e njëjta gjë edhe në shtëpinë Lewandowski?

Disa zëra, në fakt, sugjerojnë se zonja Anna po bllokon transferimin e mundshëm të burrit të saj te Paris Saint-Germain. Një hipotezë kjo që është përgënjeshtruar nga vetë lojtari në një intervistë të dhënë për “Telefoot”.

“Kam patur mundësinë në të kaluarën për të nënshkruar me skuadra franceze, por nuk kam dëgjuar asnjë budallallëk më të madh se ky. Bashkëshortja ime nuk ka asnjë lidhje me transferimin tim të mundshëm te PSG. Është një çështje që varet nga disa faktorë”.

Domethënë, paska diçka të vërtetë në lidhje me   kontaktet e mundshme të lojtarit me PSG-në? A do të jetë ai zëvendësuesi i Cavani-t? Nëse kështu do të jetë, Lewa nuk do të kishte asnjë problem me gjuhën.

“Kemi tre francezë te Bayern dhe unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me Ribery. Është 35 ose 36 vjeç, por është një djalosh argëtues dhe një profesionist i madh. Edhe Coman është shumë i aftë dhe ka një potencial të madh. Tolisso është i dëmtuar, por ka luajtur gjithmonë mirë”.

Numri i francezëve te Bayern pritet të shtohet. “Për Pavard-in do të jetë një hap i madh në karrierë. E njoh edhe Hernandez. Në fillim kishte shumë  spanjollë, tani është radha e francezëve”, ka thënë polaku.

Mbetet për t’u parë nëse Lewa do të jetë i rrethuar nga francezët në Mynih, apo në Paris.

Related posts

“Ylli” i Serie A “harron” futbollin, pushime të nxehta me bashkëshorten e tij (FOTO)

Sadik.Autor

Zidane i interesuar për Unitedin

Isa.Autor

ZBULOI SE U NDA NGA I DASHURI/ Futbollisti i famshëm në “sulm” të këngëtares seksi

Delo.autor

Leave a Comment