Europa League Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Inter kënaqet me barazimin, Rennes turpëron “Topçinjtë”

Inter nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Eintracht Frankfurt në Gjermani. Duke parë formën e mirë që po kalojnë gjermanët, barazimi pa gola nuk është domosdoshmërish një rezultat i keq, por duke parë rastet e shpërdoruara gjatë 90 minutave, Inter duhet të kishte dalë me një fitore nga Frankfurti. Brozovic kishte mundësinë më të mirë në pjesën e parë, por ai u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë. Inter kishte 439 ditë pa humbur një penallti në të gjithë kompeticionet, i fundit ka qenë ndaj Sassuolo-s në Serie A më 23/12/2017.

Villarreal ka bërë një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve duke mposhtur Zenit Petersburg 3-1 në Rusi. Ishin Iborra, Moreno dhe Mornales që shënuan për vizitorët nga Spanja.

Sevilla pritej të kishte një ndeshje të lehtë ndaj Slavia Prague, por në fund duhet të kënaqet me një barazim 2-2 që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Çeki.

Rendes ka përmbysur 3-1 ndaj Arsenal, që shumicën e ndeshjes e ka luajtur me një lojtar më pak pas të kuqit të Sokratis. Ky ishte i kuqi i dytë radhazi as atij në ndeshjen ndaj Tottenham. Ishte Iwobi ai që kaloi të tijtë në avantazh që në minutat e para të takimit dhe u duk sikur do të ishte një ndeshje  lehtë në Francë, por vendasit kanë reaguar dhe u ndihmuar nga lojtarët e Arsenal pasi goli i dytë është shënuar nga Monreal në portën e tij.

Dinamo Zagreb ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Benfica-s në Kroaci. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Petkovic me penallti në pjesën e parë.

Related posts

Kështu shprehet Ronaldo për golin e mrekullueshëm me gërshërë kundër Juventusit

Sadik.Autor

Valverde tregon sa e komplikuar është ta fitosh titullin në Spanjë

Sadik.Autor

Nis “ankandi” për Arthur, por Gremio kërkon 50 milionë euro!!!

Q.Autor

Leave a Comment