Futboll Ligue 1 Sport

FRIKA NGA LARGIMI ME “PARAMETRA ZERO”/ PSG heq dorë nga sulmuesi i rekordeve, ja ofertat që pret

Skuadra e PSG-së është gati të heqë dorë nga sulmuesi uruguajan Edinson Cavani. Sipas mediave franceze, në rast se në adresë të sulmuesit 32-vjeçar vjen një ofertë e mirë, atëherë do ta largojë që në merkaton e verës. Kontrata e Cavani me skuadrën kampione të Francës skadon pas një viti, ndaj nga frika se ai mos largohet me parametrin zero dëshiron ta largojë më herët.

Klubi i PSG-së do ta lërë të lirë golashënuesin më të mirë të historisë së tij (192 gola me PSG-në) në rast se oferta do të jetë 40 milionë euro. Cavani luan me skuadrën e PSG-së që prej vitit 2013, kur u largua nga Napoli. Duket se PSG nuk ka dëshirë t’i rinovojë kontratën 32-vjeçarit, pasi ka të tjera planë për të ardhmen.

Related posts

Di Maria zgjedh formacionin e tij të preferuar, lë Messin në stol

Q.Autor

BOTËRORI 2026/ Zelanda e Re skuadra e pestë e kualifikuar në fazën finale

F.autor

Po shkëlqen tek Liverpool, por Salah nuk është i befasuar me formën e tij

Q.Autor

Leave a Comment