Futboll Seria A Sport

HEDH “TENTAKULAT” NË ANGLI/ Juventusi shënjestron portierin që debuton në Premier, ja emri i bujshëm

Juventus ka vënë në shënjestër portierin Martin Dubravka, që aktualisht luan me skuadrën e Newcastle në Premier League. Lajmin e ka konfirmuar për të përditshmen “Mirror” Pavel Zika, menaxheri i portierit 30-vjeçar slloven.

“Mund të konfirmoj se Juventus më ka kontaktuar për Martin. Gjithsesi, për të nuk është interesuar vetëm skuadra bardhezi, por edhe disa skuadra të tjera në Premier League. Kjo tregon se paraqitjet e tij po bindin të gjithë”, tha Zika.

Pavarësisht kësaj, menaxheri i ka të qarta idetë: “Unë mendoj se Martin duhet të qëndrojë në Angli. Ne kemi nisur bisedimet me klubin e Newcastle për të rinovuar kontratën. Kur mbërriti këtu nuk e njihte njeri, por shumë shpejt u bë I rëndësishëm për skuadrën”.

“Martin ka një reputaciontë mirë si te Newcastle ashtu dhe në Premier League. Gjithsesi, nëse klubi nuk do t’i rinovojë kontratën, do të shohim përreth, pasi portieri ka shumë admirues, përfshi edhe Juventusin, një emër i madh”, tha Pavel Zika.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Franca mposht Finlandën, Griezmann “HERO” me dopietë dhe barazon Platini

Delo.autor

“Salah, më shumë si Ronaldo se Messi”

Q.Autor

E ARDHMJA E KAMPIONATIT VIHET NË RREZIK TË MADH/ 16 lojtarë të një skuadre rezultojnë pozitivë me Koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment