Bayern Munich ka një histori dashurie me lojtarët francezë. Lucas Hernandez është i fundit që do të veshë fanellën e klubit me më shumë trofe në Gjermani.
Ata cilësohen si superyje, punëtojë dhe magjistarë në Bundesliga dhe prandaj bavarezët i pëlqejnë shumë. Ja cilët janë francezët e tjerë që kanë veshur fanellën e Bayern në të shkuarën:
Jean-Pierre Papin, 1994-96.
Ai ka zhvilluar 27 ndeshje në Bundesliga duke shënuar 3 gola. Papin ka fituar Kupën UEFA me Bayern.
Bixente Lizarazu, 1997-2004; 2005-06.
Lizarazu ka luajtur në dy periudha me Bayern, më e suksesshmja ka qenë ajo e para. Lizarazu ka luajtur 183 herë në Bundesliga, ka shënuar 7 gola, 6 herë është shpallur kampion i Gjermanisë, 5 herë i Kupës Gjermanisë dhe ka fituar trofeun e Champions League në vitin 2001.
Willy Sagnol, 2000-09.
Mbrojtësi i djathtë ka luajtur 184 herë në Bundesliga duke shënuar 7 gola. 5 herë është shpallur kampion i Gjermanisë, 4 herë fitues i Kupës Gjermane. Edhe ka fituar Champions League në vitin 2001.
Valrien Ismael, 2005-07.
Ai ka luajtur 31 ndeshje në Bundesliga, por nuk ka shënuar asnjë gol. Kampion i Bundesliga-s në vitin 2006, po ashtu edhe i Kupës.
Franck Ribery, 2007-
267 ndeshje në Bundesliga për sulmuesin anësor Ribery. 8 herë kampion i Bundesliga-s, 5 herë fitues i Kupës së Gjermanisë, kampion i Champions League në vitin 2013.
Kingsley Coman, 2015-
76 ndeshje në Bundesliga dhe 12 gola të shënuar. 3 herë kampion i Bundesliga-s dhe fitues i Kupës në vitin 2016.
Corentin Tolisso, 2017-
28 ndeshje në Bundesliga për mesfushorin e talentuar dhe 7 gola të shënuar. Kampion i Gjermanisë në vitin 2018.