Futboll Seria A Sport

HUMBJA FALË GAFËS SË DONNARUMMAS/ Gatusso: Nuk ishte vetëm goli që na penalizoi, gabuam…

Tensioni është i dukshëm në fytyrën e Xhenaro Gatuzos. Kështu ishte para sfidës së djeshme, e tillë vazhdoi edhe më pas. Në konferencën për shtyp, trajneri kuqezi foli për humbjen e radhës, gabimin e Donarumës dhe zgjedhjet e formacionit që nuk kishin synim të ndëshkonin askënd.

NDESHJA – “Ishte një përballje ku në pjesën e parë gabuam shumë. Skuadra është e gjallë, bëri atë që duhej të bënte, por është e qartë që nuk patëm fat në një episod që na kushtoi garën. Portën e goditëm pak, ndërsa në manovër u treguam të ngadaltë, megjithatë djemtë m’u dukën mirë në disa aspekte”.

PENALLTI – “Nuk e gjykoj dot arbitrin, kam besim te zgjedhja e tij. VAR-i është një instrument interesant që ndonjëherë mund të ndihmojë. Ndeshjen e humbëm për gabime tonat, teknike më së shumti. Nuk krijuam për asnjë moment lojë duke nisur nga mbrojtësit, por ndeshja nuk ishte e keqe. Fakti që nuk barazuam, nuk ka të bëjë me anën tonë fizike, sepse deri në fund u munduam të shënojmë”.

DERBI – “Është normale që një sfidë si ajo kundër Interit ka lënë pasoja në nivel mendor, megjithatë djemtë kanë reaguar mirë e ndaj Sampit mund të korrnim diçka më shumë. U mundova të bëj disa ndryshime, tentova të luaj më dy sulmues, e në fund i rreshtova në mbrojte me tre për t’i lënë hapësirë Kontit, por ja që nuk funksionoi”.

KESI – “Frenkun nuk e ndëshkova duke e lënë në stol. Fakti është që ai na u bashkua në stërvitje vetëm të enjten, ndaj preferova lojtarë që ishin më mirë fizikisht e që në dy javët e fundit ishin stërvitur në “Milanello”. Më pëlqeu shumë Paketa dhe se si Kutrone punoi krah Piontek. Mëkat që nuk shënuam dot, sepse tani do ishim duke folur për një ndeshje tjetër”.

GABIMET – “Nuk mund të shkarkojmë të gjithë fajin mbi Donarumën. Është normale që në futboll të gabohet e ndonjëherë u ndodh edhe më të mirëve. Nuk ishte vetëm goli që na penalizoi. Gabuam edhe në menaxhimin e topit, pasi shpesh ia dhuruam rivalit. Vinim nga një humbje dhe humbëm përsëri për shkak të një episodi. Sidoqoftë, kemi ende shumë ndeshje për të luajtur e shumë pikë në lojë, ndaj të mos e fashojmë kokën përpara se ta thyejmë…”

Related posts

PANIK PËR BROJAN! Sulmuesi shqiptar goditet me bërryl në fytyrë

F.autor

“Gazzetta”: Deulofeu, shumë afër transferimit te Roma

Q.Autor

NUK DO TA BESONI/ Ramos dhe Marcelo “zbulojn” afrimet e reja të REALIT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment