Europa League Futboll Sport

INTERI NË KRIZË TË THELLË/ Prishen planet e Spallettit, “Zikaltërit” me zgjedhje të detyruara në repart

Mauro Ikardi nuk është më një surprizë që nuk ka udhëtuar me skuadrën, derisa të zgjidhet përfundimisht kriza e tij me Interin, por ajo që ka prishur jo pak planet e trajnerit të Interit është dëmtimi i Razh Naingolanit. Mesfushorit belg, që ishte rikthyer në ritmet e tij në ndeshjet e fundit, do i duhet të mungojë për një kohë të papërcaktuar, por duke nisur edhe nga fakti se jashtë listës UEFA janë edhe Roberto Galjardini dhe Zhoao Mario.

Prandaj, zgjedhjet në këtë repart për strategun zikaltër janë të detyruara, me Borha Valeron që do të luajë nga minuta e parë, në trion pas shpatullave të Lautaro Martinezit, gjithashtu i vetmi sulmues në dispozicion. Ndërkohë, në prapavijë pritet që përkrah Shkrinjarit të luajë Miranda dhe jo De Vraj, ndërsa në korsinë e djathtë D’Ambrozio do i lërë vendin Soaresit.

Related posts

“NAGELSMANN I DUHUR PËR STOLIN E BAVAREZËVE”/ Legjenda Kahn konfirmon krizën: Bayern nuk ka para për…

Delo.autor

Ishte pjesë e Vllazninsë sezonin e kaluar, Bicaj në stol prej…paragjykimit

Sadik.Autor

LAJME TË KËQIJA PËR REALIN PARA SFIDËS ME BARCELONËN/ Ylli i skuadrës nuk ja del për “Klasiken”

F.autor

Leave a Comment