Ekskluzive Futboll La Liga Sport

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Nga Barcelona tek Ajaxi, 6 humbjet dramatike të “Los Blancos”

Real Madridi pësoi humbjen e katërt radhazi në shtëpi, të martën në mbrëmje, gjë që nuk kishte ndodhur që nga ndeshja e fundit e mandatit të Carlos Queiroz, në vitin 2004. Duke qëndruar si kampion europian për më shumë se 1000 ditë, gjigandët spanjollë janë rrëzuar, edhe pse nuk do të ketë një kurorëzim të pasardhësit të tyre deri në finalen e “Wanda Metropolitano”, më 1 qershor. “Los Blancos” u dorëzuan në mënyrën më të turpshme, edhe pse Ajax luajti shkëlqyer me filozofinë e vet sulmuese në kryeqytetin spanjoll.

Humbja ndaj Barcelonës në La Liga dhe Kupa e Mbretit

Barcelona ka mundur dy herë Real Madrid-in në harkun e katër ditëve. Pasi i ka eliminuar “Los Blancos” në Kupën e Mbretit me rezultatin 0-3, skuadra e Valverde i ka nxjerrë edhe jashtë luftës për titull në La Liga pas fitores 1-0 të marrë në “Bernabeu”.

Humbja ndaj Real Sociedadit

Real  Madrid ka pësuar humbje me rezultat prej 0-2, në shtëpi të vet ndaj Real Sociedadit, në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga. Mysafirët e nisën mirë pjesën e parë, pasi shënuan që në minutën e 3’ nga penalltia me Willian Jose. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve. Pjesa e dytë nisi furishëm për Real Madridin. Por, në minutën e 61’, madrilenët mbetën me një lojtar më pak, pasi Lucas Vazques u përjashtua me karton të kuq.Golin e dytë mysafirët e shënuan në minutën e 83’ me Pardon.

Humbja ndaj Gironas

Girona arriti të befasonte Real Madridin duke e mposhtur me rikthim 2-1 në Santiago Bernabeu në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të La Ligas. Skuadra e Santiago Solarit është ndalur nga Girona, të cilët i kanë mposhtur në shtëpi pas pesë fitoreve radhazi në kampionat. Pjesa e parë e ndeshjes u dominua e gjitha nga Mbretërit, të cilët përveç shumë raste arritën të gjejnë edhe golin e epërsisë. Ishte braziliani Casemiro, i cili shënoi me kokë në minutën e 25-të pas asistimit të Toni Kroos për 1-0.  Reali arriti të gjej golin edhe në minutën e 44-të me anë të Marcelos, por pas rishikimit të VAR-it goli u anulua si i parregullt. Në pjesën e dytë u zhvillua krejtësisht ndeshje tjetër, pasi ishin mysafirët katalunas që dominuan dhe arritën ta rikthejnë rezultatin. Zhvillohej minuta e 65-të e ndeshjes kur sulmuesi Christian Stuani shënoi nga penalltia për 1-1, pasi më parë me dorë luajti Sergio Ramos. Në minutën e 75-të, Girona arriti të gjej edhe golin tjetër me anë të Portu, i cili shënoi për 2-1 dhe ky doli të jetë goli i fitores për katalunasit. Pas kësaj fitore, Girona e sheh veten në pozitën e 15-të me 27 pikë, ndërsa Real Madridi bie në vendin e tretë me 45 pikë. Në ndeshjen e radhës, Mbretërit udhëtojnë te Levante, ndërsa Girona e pret në shtëpi Real Sociedadin.

Humbja ndaj Leganes

Leganes e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 1-0, por pavarësisht kësaj humbje Real Madridi u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Leganes edhe pse luajti gjatë gjithë ndeshjes për të rikthyer rezultatin, nuk ja kanë arritur pasi që Reali ka ditur ta ruaj epërsinë që e kishte arritur një javë më parë në Santiago Bernabeu. Në pjesën e parë Leganes ishin shumë më të mirë dhe arritën që të kalojnë në epërsi në minutën e 30-të me anë të Martin Braithwaite për rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë Real Madridi ishin më kërkues dhe arritën që të rrezikojnë disa herë portën e vendasve. Rasti më i mirë që Reali që të barazonte ishte në minutën e 89-të ku Brahim Diaz e goditi shtyllën.

Humbja ndaj CSKA Moska

Befasia erdhi nga Moska, ku Reali i Madridit nuk arriti të thyejë mallkimin “Luzhniki”, u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga ana e CSKA-së. Vlasiç shënoi që në minutën e dytë për skuadrën moskovite, ndërsa madrilenët nuk arritën të reagojnë, pavarësisht ndryshimeve të kryera nga ish-trajneri Lopetegui dhe dolën kokë-ulur nga kjo transfertë.

Humbja ndaj Ajaxit

Holandezët kanë tronditur madrilenët dhe botën e futbollit me fitoren 4-1 të marrë në “Santiago Bernabeu” mbrëmjen e sotme. Një sukses i merituar për lojtarët e Ten Hag, të cilët kanë arritur të bëjnë atë që askush tjetër nuk ka arritur ta bëjë në tre vitet e fundit.  Ziyech (7′) dhe Neres (18′) kanë shënuar në pjesën e parë për miqtë, duke e bërë Ajax-in ekipin e parë në histori që shënon dy gola në “Bernabeu” në një ndeshje të Champions League brenda 18 minutave të para.  Problemet e “Los Blancos” janë shtuar me dy dëmtimet e pësuara në pjesën e parë nga Vazquez dhe Vinicius Junior, të dy të larguar në lot nga fusha e lojës.

/Alpesport.al

Related posts

FINALJA E PARË NË HISTORI ME VAR/ Ja çfarë duhet të dini për Superkupën e Europës

Delo.autor

PRITET REVOLUCION TEK REAL MADRIDI/ Ja 3 lojtarët që Zidane largon në merkaton e ardhshme

Delo.autor

RRITET BESIMI/ INTERI pret takimin MODRIC-PEREZ dhe “paktin mes zotërinjsh”

Isa.Autor

Leave a Comment