Futboll Sport

Klopp për rivalët: Është një gëzim t’i shohësh kur luajnë

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka folur për “Sky Sports” në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë të dielën kundër Tottenham në Premier League.

“Kjo është periudha e sezonit ku vijnë rezultatet përfundimtare. Duhet të hedhim hapin e madh për të shkuar sa më larg të jetë e mundur. Kemi patur një periudhë të gjatë në dispozicion për t’u përgatitur për këtë fazë të fundit të sezonit”, ka thënë gjermani.

“Lojtarët janë në formë, është një periudhe entuziamuese për në. Unë kam qenë gjithmonë shumë pozitiv, nuk e di si do të përfundojë. Do të përballemi me Tottenham-in, një skuadër e madhe”.

“Nuk do të jetë e lehtë, por ne duam të fitojmë dhe të kualifikohemi në gjysmëfinalet e Champions League. Tani ka ardhur momenti vendimtar, presioni rritet javë pas jave. Anfield po e pret këtë titull. Kemi lënë disa pikë rrugëve, por duam të luftojmë me gjithçka kemi deri në fund”.

“Tottenham? Pres të kemi përballë një ekip shumë të fortë, të motivuar edhe nga stadiumi i ri. Është një gëzim t’i shohësh të luajnë futboll, shfrytëzojnë gjithmonë rastet që krijojnë. Do ta kemi të vështirë”, ka përfunduar Klopp.

Related posts

Ancelotti do të zëvendësojë Wenger? Arsenali sqaron gjithçka…

Q.Autor

FUTET NË “GARË” ME “KUQEZINJTË”/ Tottenham gati 35 milionë euro për mbrojtësin 23-vjeçar…

Delo.autor

YLLI BRAZILIAN KA NDRYSHUAR/ Neymar i habit të gjithë me veprimin e fundit

Delo.autor

Leave a Comment