Futboll Seria A Sport

“KUQEZINJTË” ARRITËN TË PARAKALOJNË RIVALIN E TYRE/ Romagnoli tallet: Janë aty e ku meritojnë…

Vazhdon moment pozitiv i Milanit, që pas fitores 2-1 ndaj Chievo në fushën e këtij të fundit konsolidon vendin e tretë në renditjen ne Serisë A, 4 pikë më shumë se Interi. Kuqezinjtë arritën të parakalojnë rivalët e tyre në këtë garë për një vend në Champions League, një mision që dukej i vështirë disa muaj më parë.

Dy ekipet milaneze do të përballen mes tyre pas një jave në kampionat, sfidë që pritet me interes nga tifozët. Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, duke folur për këtë moment të mirë ne kampionat si dhe sfidën derbi, thotë: “Jemi në një moment pozitv dhe shpresoj që kjo situatë të vazhdojë edhe pas një jave në derbi. E kështu me radhë në çdo ndeshje, deri në fund të sezonit”.

“Inter pas nesh në renditje? Ne i kemi ndjekur deri në shkurt, ndërsa tani jemi me meritë sipër tyre. Tani është e drejtë që ata të na ndjekin. Janë aty ku meritojnë të jenë. Ne jemi duke luajtur më mirë se ata tani dhe kjo do të na motivojë para derbit. Gjithsesi, kampionati është i gjatë dhe ka ende shumë ndeshje, që duhet t’i fitojmë”, tha Romagnoli.

Related posts

E TRISHTË/ Ngjarje e rëndë në Itali, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Delo.autor

STATISTIKA E PABESUESHME/ “Përbindëshi” Ronaldo mposht Manchester City-n 67 me 51

Delo.autor

PLAS DAJAKU/ Rrihen BRUTALISHT lojtarët e moshave, 10 futbollistë përfundojnë në SPITAL (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment